"Dyqanin e vogël të maktheve" po e...
Duke lexuar librin, na duket sikur hyjmë në një “dhomë magjike” të zhveshur e me shpirtin në dorë. Ndiejmë që kjo “dhomëz e magjishme” na ka bërë ta duam më shumë veten dhe jemi gati të përqafojmë aventurat që jeta na ofron me zemërgjerësinë e saj. Prof. Fulvia Shtëpani, Académie de Versailles, Paris
Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani "Mërkuna e Zezë " i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër, që me një hap të shpejtë e pa shumë stërhollime (në plan të parë) eksploron atë pjesë të thellë mistike që kanë gratë përbrenda, e cila fillon nga mitra...
Ylljet Aliçka vjen me nje roman te ri, - me nje sage te diteve tona, me nje realitet sa tragjik, aq edhe komik. Ai senderton nje realitet te mbushur plot paradokse, ku çirren maska, duke perdorur disa regjistra te ironise
"Librat e mirë janë si qenie të gjalla, madje herë-herë edhe mbitokësore. I tillë është për mua “Midis krimeve dhe mirazheve” i shkrimtarit të mirënjohur Besnik Mustafaj. Ky është libri që më përpin si rrallë ndonjë tjetër. Kjo para së gjithash për rëndësinë përcaktuese të ngjarjeve në historinë e një vendi dhe të një kombi që u kushtohet, por edhe për...
Një histori emocionuese krimi dhe misteri, por njëkohësisht edhe një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore.
Piktori i shquar shqiptar Ibrahim Kodra, një nga mjeshtrat e artit figurativ botëror gjatë shekullit të XX vjen përmes një biografie për herë të parë para lexuesit shqiptar. Studiuesi Xhevahir Lleshi ka bërë një botim special me rastin e 100 vjetorit të lindjes ku ndriçon shumë aspekte të panjohura të tij që nga lindja, fëmijëria, aktivitetin e tij brenda...
Përmbledhje me lirikat më të mira të kohëve të fundit të poetit korçar Skënder Rusi: Një nga poetët lirikë më të mirë të brezit të tij
Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten.
[...] Ai ishte një “vlonjat” që këndonte me kitarë këngët e dashurisë. Ishte një “shqiptar” që recitonte plot ndjenjë vjershat e Naimit. Ishte më i përvëluari nga dielli i korrikut dhe më i nxiri nga ai i gushtit, por, mbi të gjitha, ishte djaloshi më i buzëqeshur që mbaj mend nga fëmijëria ime [...]
Ndonëse midis Lindjes e Perëndimit marrëdhëniet janë disi të shtendosura, në Moskën e fundit të viteve ’50 atmosfera artistike mbetet mbytëse. Destalinizimi nuk është ndier ende në sferat letrare. Në një atmosferë të denjë për “Vdekje në Venetik”, ndërkohë që një epidemi përhapet nëpër rrugë, një furtunë e egër shpifjesh shpërthen kundër Boris...
Ledia Dushji rikthehet pas shume kohesh me nje vellim poetik. E konsideruar nder poetet me te mira te pas viteve '90 autorja sjell prurjet e saj me te fundit, duke deshmuar nje nivel te larte te perdorimit te teknikave poetike. Ky vëllim është shpallur si “Libri më i mirë” i vitit 2019, në kategorinë poezia shqipe nga platformat Bukinist.al dhe Leximtari.al.
Në romanin në fjalë gjithçka nis nga një mistifikacion i vogël, i kurdisur prej armiqve të Marianës dhe pak nga pak merr përmasa të tilla, që gati prekin tragjedinë e që, nga disa aspekte, na kujton “Shakanë” e Milan Kunderës.
Botim kritik i dorëshkrimeve të romanit Dimri i vetmisë së madhe.
Sindi Dobi i bën adoleshentët të gjejnë copëzat e humbura të vetes, t’i bashkojnë në një dhe të krijojë një magji duke i kthyer në identitet. Ky libër të ndryshon jetën, lexoje siç duhet.
Libri u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur
Rrëfimi i romanit, ku ngjarjet ndër- thuren me njëra tjetrën, të rrëmben në një intrigë e cila ka disa nivele leximin. Në fund, lexuesi ndjehet i magjepsur nga universi utopik i romanit, veçanërisht i pasur me referenca kulturore dhe letrare.
Në këtë botim, është historia e plotë e perandorisë hitleriane, një nga rrëfimet më të rëndësishme, që ka shkruar njëri prej autorëve më kompetentë për këtë temë.
Në këtë botim, është historia e plotë e perandorisë hitleriane, një nga rrëfimet më të rëndësishme, që ka shkruar njëri prej autorëve më kompetentë për këtë temë.
NILKON, pjesa e dytë e trilogjisë Kreuztanne. Një histori e vërtetë. Filluar në kulmin e debateve të kuqta flakë pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në Neë York, vazhduar nëpër bardhësirat vjeneze të janarit 2002 dhe mbyllur nëpër verdhësirat e nëntorit egjiptian në Kajron e po atij viti me misionin shpirtëror për ndërtimin e urës artistike që do të lidhte...
Libri i shkruar si ditar tregon marrëdhënien e ndërlikuar ndërmjet qytetarëve dhe ushtrisë pushtuese, si dhe keqtrajtimet e turpshme të cilat, gratë e një qyteti të pushtuar i përjetojnë gjithmonë; përdhunimet masive të vuajtura prej të gjithave, pavarësisht moshës apo dobësive. Pra, ky roman sjell një dimension real mbi kuptimin e luftës dhe jetës