Daisy Upton A-007718
New product
Ky libër do t’ju shpëtojë nga humbja e durimit. Ai përmban lojëra të thjeshta, duke ju dhuruar pesë minuta kënaqësi, mbi të gjitha, qetësi! Lojëra pesëminutëshe për t’u argëtuar me fëmijët, kur jeni të zënë dhe duket sikur koha s’ju mjafton.
5 Items
Shtëpia Botuese | Botart | |
| ISBN | 9789928341358 | |
Të kujdesesh për vogëlushët është diçka e mrekullueshme - por …
A jeni ndier ndonjëherë sikur nuk dini më ç’të bëni?
Keni kaluar orë të tëra duke sajuar një lojë të ngatërruar për fëmijët – dhe në fund jeni gjendur duke luajtur vetëm?
Keni hequr dorë fare dhe u jeni dorëzuar ekraneve?
Ja pse ky është libri i duhur për ju!
Një përmbledhje me mbi 150 lojëra që nuk kërkojnë më shumë se pesë minuta për t’u përgatitur dhe po pesë minuta për të vënë rregull.
Ky është një libër i shkëlqyer, si për të rriturit, ashtu edhe për të vegjlit - fëmijët do të kënaqen, por do të jenë pesë minuta të çmuara edhe për ju, si prindër. Pjesa më e edukative është se, pa e kuptuar fare, nga secila lojë fëmijët do të zhvillojnë aftësi të vlefshme, si njohja me shkronjat dhe fjalët, do të shkathtësohen me numrat etj.
“Pesë minuta mama” është libri që përmban “recetat” e duhura për kujdesin pa ndjenja faji ndaj fëmijëve.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 240 |
| ISBN | 9789928341358 |
| Published year | 2022 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 10 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Aulona Ormeni |