Te jetosh me mire me pak View larger

Te jetosh me mire me pak

Alicia Arrizabalaga BAT0046

New product

Përshkrim i shkurtër

Ne kete liber jepen keshilla dhe sugjerime te vlefshme per te bere nje jete larg tiranise se konsumit dhe etjes per te siguruar me cdo kusht mjete materiale.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928401526

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Të jetosh më mirë me pak i shkruar nga Alicia Arrizabalaga (spanjolle) dhe Daniel ëagman (amerikan), i përkthyer dhe botuar në shqip nga Botart, është një studim për shoqërinë e konsumit, të shndërruar tashmë në një kulturë globale. Dy studiuesit, shpjegojnë fillimisht se nga e ka burimin modeli konsumues. Mua më kënaq një shishe ëiski dhe një kuti e mirë me puro, më kënaq sallami pikant, një Libra dhe një film i mirë, që e zgjerojnë botën time mendore. Por kënaqësia për ti përdorur këto gjëra, nuk bazohet në zotërimin e tyre- shprehet filozofi Fernando Savater, duke argumentuar pastaj që zotërimi i diçkaje është baza e kënaqësisë së konsumit. Por përfytyro shprehjet gati në ekstazë të njerëzve me karroca ose në butiqe, të cilët, blejnë edhe gjëra të cila mund ti veshin edhe njëherë ose kurrë, e që sipas autorit, të kujtojnë Romën e Lashtë gjatë orgjive para tavolinave që thyheshin nga pjatancat, dhe kur pasi hahej, shkonin e villnin dhe lironin stomakun për të ngrënë përsëri. Dhe pastaj autorët marrin me radhë dhe analizojnë se cilat janë nevojat dhe ku fillojnë të ekzagjerohen nevojat, duke filluar nga ushqimi, rrobat, estetika e pamjes, shtëpia, transporti, turizmi dhe seksi. Dhe nga ky arsyetim logjik dhe i detajuar, ne arrijmë të kuptojmë se sa shpenzime të panevojshme bëjmë nga dita në ditë, të cilat konvertohen në energji, kohë, nerva, emocion, të cilat, mund të ishin përdorur për diçka që mund të na falte më kënaqësi. Një psikolog shpjegon se shumë njerëz, e paguajnë duke bërë punën që urrejnë. Pra, bëjmë punën që e urrejnë (për të fituar para), për (ti përdorur për) tiu pëlqyer njerëzve që në të vërtetë nuk i pëlqejmë. Por, nëse konsumi është një keqkuptim i kënaqësisë, atëherë pse të gjithë biem në grackën e tij?

Data sheet

pages220
ISBN9789928401526
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë