Ky është një libër ndriçues për këdo që dëshiron të japë kontribut në shoqëri e politikë, po edhe një dëshmi e rrahjes së mendimeve, e kontributeve, e luftës për përparim e demokratizim që kanë zhvilluar shoqëria civile dhe politika, ku ka kontribuuar dhe vazhdon të kontribuojë Valentina Leskaj.
Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve.
“Rrugëtimi” është një libër që u vlen atyre që duan të bëjnë karrierë në institucionet publike, që duan të angazhohen në politikë, vlen për ata që duan të jenë lider në sipërmarrjet e tyre, vlen për ata që duan të jenë lider të jetës së tyre. Ka disa parime që lidhen me integritetin, të cilat vlejnë në çdo rast dhe për çdonjërin. Në momentet e tij më të...
Një udhëpërshkrim i mrekullueshëm i Amerikës: Mississippi/ Illinois/ Louisiana/ Arkansas/ Tennessee/ Texas/ Alabama/ Oklahoma/ Washington, D.C./ Nevada/ New York/ Maryland/ Florida/ Mexico/ Ontario, Canada/ Rhode Island/ New Jersey/ Pennsylvania/ St.Martin, Caribbean/ Connecticut/ Michigan/ Delaware/ Vermont/ Quebec, Canada/ Virginia/ Arizona/ California/...
Pandemia një nga ngjarjet e mëdha që ka sjellë një “tronditje sizmike” planetare, është trajtuar në këtë libër në të gjithë prejet e mundshme sociaologjike dhe vështruar me të gjitha optikat: mjekësore, sociale, kulturore, zakonore, etj. Sintagma “asgjë nuk do të jetë si më parë” është trajtuar si mjet për të treguar se gjërat do të ndryshojnë dhe...
Një shikim dhe trajtim teorikisht kompleks nga pikëpamja sociale, demografike, urbane, kulturore është tërë lënda e gjërë e librit “Qyteti dhe patologjitë e jetës urbane”. Zgjerimi qyteteve, “shqyerja” e këmishës urbane, problemet e bashkëjetesës, të heterofobisë urbane, komunikimit qytetar dhe ndërtimit të komuniteteve qytetare, janë disa nga...
Në libër trajtohet problematika që ndeshet edhe në shkollë dhe bashkë metë edhe roli i mësuesit si edukator, aftësitë e tij për diagnostikim pedagogjik dhe rindërtim të sistemit të komunikimit me nxënësit. Doemos që libri trajton edhe shumë problematika me të cilat përballet rinia shkollore e universitare, në kushtet kur rreziku i “jetës së zbrazur” dhe...
Libri është një trajtim i gjërë i debatit aktual për shfaqjet problemeve të postmodernitetit në jetën e shoqërisë shqiptare dhe “gramatikën” e duhur të artikulimit të tyre. Përveç anës historike, përcaktimeve teorike e kohore të periudhës tradicionale, moderne e postmoderne, libri trajton shfaqjen e dukurive të reja që i dhanë fund “besimeve të mëdha”...
Tema e problematikës politike sociale dhe familjare është trajtuar në librin “Gratë në Kohën e Tyre”, për të sjellë një qartësi konceptuale dhe trajtime koherente e moderne të problemit të njohur të barazisë gjinore, në luftë me konceptet patriarkale dhe shfaqjet e bujshme të “shovinizmit maskilist”, pasojat e deformimit sipas “modelit ballkanik” të...
Libri është një trajtesë e gjërë lidhur me konceptin modern për moralin dhe jetën morale të shoqërisë, = modifikimin e kornizave morale përtej determinimeve dogmatike, duke siguruar “rendin e duhur” moral të shoqërisë dhe etikën e duhur sociale. Diversiteti dhe autonomia morale, relativizmi moral dhe kriza e etikës personale, janë disa nga problemet që...
Një studim cilësor për problematikat, shqetësimet sociale dhe trajtimet për këtë grup social sikurse është “Mosha e tretë”. Autori trajton konceptin modern për moshën, moshimin, periudhën dhe problematikat e pleqërisë, dinjitetin social të të moshuarve dhe problemet dhe nevojat për kujdes social.
Në qendër të librit është sociologjia e raportit të qytetarit me paradigmat detyruese të kohës moderne, problemet e statusit dhe edukimit qytetar, çështjet e teknologjive të reja të edukimit qytetar në kohën moderne, problemet e respektit dhe vetërespektit qytetar, të kulturës qdhe komportimit social qytetar dhe të qytetëruar, njeriut me ekzistencë...
Libri i kushtohet tërësisht filozofisë së shfaqjes së individualizmit si kredo dhe thelb i pandryshuar i shoqërisë postmoderne, njeriut si “autor” dhe “aktor” i dramës së vet, raporteve të personalizuara të tij me lirinë sociale dhe personale. Libri i kushtohet edhe problemeve të ndryshimeve të raporteve midis jetës sociale dhe jetës private të individit,...
Libri është një observim i ngjarjeve politike në Shqipëri, por aty ka trajtesa edhe për probleme teorike të përgjithshme të politikës, për trajtimin e politikës si problem kulturor. Një pjesë e konsiderueshme autori ja kushton perceptimit të qartë të dimensionit qytetar të politikës, problematikës së standarteve të munguara të zgjedhjeve demokratike në...
Libri është fokusuar në trajtimin e zgjeruar të raporteve të politikës shqiptare, krahasuar me standartet e politikës moderne europiane dhe amerikane. Në këtë kontekst studiohet nga autori dialektika kontekstuale e politikës shqiptare si “tipologji më vete”, problemi i banalizimit të së keqes politike, komunikimet e çorroditura të saj. Sidomos me vlerë...
Libri është një vështrim kompleks i problematikës sociale, analiza e faktorëve materialë e shpirtërorë që po ndikojnë në situatat e krizës sociale e individuale, në kushtet kur shoqëria shqiptare është bërë më e lirë por në të njëjtën kohë edhe e pasigurt. Në libër ka analiza të thella, deduksione, prognoza për dukuritë e reja, fenomene sociale që shfaqen...
Libri trajton konceptin e “njeriut të lakuar” domethënë të njeriut real, praktik dhe të vërtetë, duke e larguar konceptimin nga trajtimi drejtvizor të sintetizuar në konceptin dogmatik e të gënjeshtërt të “njeriut të ri”. Trajtohen fakte përse njeriu është bërë tashmë qenie e ndërlikuar, e komplikuar, i vështirë, i ndryshueshëm, i befasishëm. Njeriu si...
Libri trajton në trajtë konceptuale dhe konceptuale, teorike dhe praktike problemet që kanë të bëjnë me dimensionin e ri të shoqërisë civile dhe rolin e saj të rëndësishëm në periudhën e kalimit nga shoqëria totalitare në atë demokratike. Nevoja e konceptimit të drejtë nga qytetarët, politikanët, media, nxënësit dhe studentët e shtyu autorin në një...
Libri është kushtuar realiteteve politike të ndodhura në politikën konkrete dhe debatet e politikës së ditës. Autori trajton një varg problemesh që kanë të bëjnë me tiparet dhe standartet kulturore të figurës së politikanit profesionist. Libri sjell ide, mendime dhe përvoja politike të trajtuara me kompetencë dhe elokuencë nga politikanët modernë...
Ky libër është një rrëfim i Autorit për periudhën e regjimit komunist në Shqipëri dhe zhvillimet e mëvonshme demokratike të shoqërisë shqiptare. I organizuar në disa kapituj dhe me një shtrirje të gjerë kohore, libri hedh dritë mbi shumë prej ngjarjeve e aktorëve kryesorë që kanë cilësuar shoqërinë shqiptare përgjatë 25 viteve të tranzicionit. Autori, si...
Ky libër synon të ndriçojë disa nga çështjet më të qenësishme të veçantive të shpirtit, të veprës e të flijimit të nënës së madhe për njerëzit, sidomos për të varfrit e më të varfërve, duke u dhënë vend parësor mendimeve, teksteve të lutjeve dhe letrave të saj si dhe vlerësimeve të të tjerëve për këtë figurë madhore të humanizmit të shekullit të XX
Në këtë vëllim përmblidhen të gjitha vlerësimet e redaktorëve të ndryshëm rreth krijimtarisë së Hasan Muzli Selimit. Pena alpine e autorit, me delikatesën e vëllimeve të tij, ka qenë një bojë që nuk është hequr në mendjet e Lulzim Logu-t, Lisen Bashkurti-t, Harilla Mane-s, Ndue Gjika-s, Ramiz Lushaj-t, Mark Simoni-t, Sadik Bejko-s, Sejdi Berisha-s, Hamit...
Ky libër është një galeri personazhesh dhe njerëzish, të korrektuar historikisht, duke ardhur si tokësorë, të prekshëm, lidhës të poetikës së autorit me sensin krijues të tij.
How can we protect ourselves from nuclear war, ecological cataclysms and technological disruptions? What can we do about the epidemic of fake news or the threat of terrorism? What should we teach our children? In twenty-one bite-sized lessons, Yuval Noah Harari explores what it means to be human in an age of bewilderment.