Viewed products
Kjo seri fantastike eshte per femije...
Gjashtëdhjetë vjet histori të Teatri...
Romancieri, eseisti dhe perkthyesi Roland Gjoza sjell per lexuesit nje botim te plote me ese, te cilat ne thelb jane reflektime mbi leximet, fenomenet kulturore dhe ngjarje te rendesishme, brenda dhe jashte vendit. Theks te vecante Gjoza ka vene mbi vlerat e korpusit kadarean, i cili deshmon fuqi dhe vitalitet edhe perballe kulturave dhe letersive te medha
Burrë i shquar i kombit gjerman. Sociolog, teolog, filozof, ekonomist, politolog. Kardinal i Këlnit. Autor i një numri veprash me vlerë të padiskutueshme, ndër të cilat, si kryevepër e tij, mbetet ky libër sociologjik i përkthyer në shumë gjuhë e vende të botës.
Po përtej kënaqësisë së tekstit, përftuar nga leximi i tij, ky libër mund të konsiderohet edhe si një fillesë ndryshe nga të tjerat: një udhërrëfyes i çuditshëm, një baedeker privat për të udhëtuar mes hapësirave e planeteve të galaktikës më befasuese letrare, që na ka dorëzuar Nëntëqinda.
Pas një jete në mikrofonin e Radiotelevizionit Shqiptar dhe me një pasion të pandarë për letërsinë dhe sportin, gazetari, publicisti dhe shkrimtari Skifter Këlliçi sjell për të gjithë dashamirësit e sportit librin me kujtime “Topi nën pushtetin e tyre”.
“Një antologji e vogël e jetës” vjen tamam në kohën kur jeta dhe vdekja, që prej Luftës së Dytë Botërore, para 75 vjetëve e deri më sot, nuk kanë qenë ndonjëherë më afër. Nuk kanë qenë ndonjëherë më të miqësuar dhe më bashkëudhëtarë. Konsiderohet nga ato libra xhepi, për të dy xhepat e xhaketës. Shkojnë bashkë, ecin bashkë dhe lexohen bashkë…
“Një Antologji e vogël e vdekjes” vjen tamam në kohën kur jeta dhe vdekja, që prej Luftës së Dytë Botërore, para 75 vjetëve e deri më sot, nuk kanë qenë ndonjëherë më afër. Nuk kanë qenë ndonjëherë më të miqësuar dhe më bashkëudhëtarë. Konsiderohet nga ato libra xhepi, për të dy xhepat e xhaketës. Shkojnë bashkë, ecin bashkë dhe lexohen bashkë…
Paolo Giordani, me profesion fizikant, autor i disa romaneve te njohur ne Itali, ka bere nje reflektim per situaten e pandemise ne te cilen po kalojme keto momente. Menyra sesi e ka pershkruar situaten dhe sjelljen e qenies njerezore ka befasuar me miliona lexues. Ky botim i sapobotuar ne Itali vjen i perkthyer dhe botuar ne te njejten kohe edhe ne Shqiperi
Paul Valéry hedh një vështrim të shqetësuar mbi kohën moderne dhe perspektivat e saj. Kur ai shkroi esetë e librit “Regards sur le monde actuel” - pesë prej të cilave janë zgjedhur për të formuar këtë përmbledhje të vogël -, Europa kishte dalë nga Lufta e Parë Botërore, e cila i kujtoi se qytetërimet mund të jenë të vdekshëm dhe vitet 30 e thelluan edhe...
Me një humor tepër të hollë - të denjë për ta shndërruar në film-komedi - kjo kronikë për historinë e emigrimit të fillimviteve ‘90, të eksodeve të mëdha tokësore e detare të shqiptarëve – Ylli Molla rrëfen në vetë të parë rrugëtimin e tij si njëri prej atyre mijëra shqiptarëve që kaluan maleve kufirin me Greqinë.
Ky është një shqyrtim personal dhe ngulmues mbi fashizmin në shekullin e XX nga ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, znj. Madeleine Albright. Në këtë libër bestseller të New York Times, autorja analizon trashëgiminë historike që po formëson disa ide radikale të ditëve tona të cilat rrezikojnë demokracinë dhe paqen.
Në veprën e parë përfshihet publicistika e Mid'hat Frashërit
Në vëllimin e dytë përfshihen studimet dhe esetë historike, kulturore dhe politike të Mid'hat Frashërit.
Në vëllimin e katërt të veprave të zgjedhura të Mid'hat Frashërit (Lumo Skëndo) ngërthehen gjithë përshtypjet e udhëtimeve të Mid'hat Frashërit nëpër hapësirën shqiptare dhe nëpër Evropë, si edhe ditarët e tij të famshëm për ngjarjet dhe personalitetet më të rëndësishme historike shqiptare dhe të huaj, përsiatjet e tij filozofike,politike, diplomatike,...
Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.
Eduard Dervishi, në librin e tij të pasur me fakte, dëshmi e analiza, na jep qartazi punën e tij dhe kolegëve në harkun kohor të pothuaj 7 viteve, duke na paraqitur ngjarje, njerëz dhe dokumente origjinale autentike, veprimtarinë e individëve dhe institucioneve. Ai analizon në këndvështrimin e zgjedhur prej tij, shoqërinë shqiptare para vitit 1990 dhe të...
Prapaskenat e dialogut dhe sfida e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë 2005-2020
Një shoqëri mund të rrëfehet qoftë edhe përmes breznive të një familjeje të vetme, e madje, edhe përmes një personazhi të vetëm që ka jetuar në tri kohë, për të pare të ngrihet e të ndërrojë një qytet. I ndërtuar në 10 kapituj, si 10 urdhëresa të qytetit të vjetër, “Dekalogu i një lagjeje tiranase” është një lexim i bukur"
Galeria e portreteve të Arbërve dhe Shqiptarëve në shekujt XV - XIX në librin “Në emër të Noes" të Fatos Baxhakut është e madhe sa Deti Mesdhe dhe fama e tyre në kronikat e kohës.
Një Histori e Shkurtër e kohës, ai na prezantoi me një vështrim të ri të guximshëm në universin tonë, si filloi, dhe sesi pikëpamjet tona të vjetra të fizikës dhe teoritë e lodhura për krijimin e universit nuk ishin më relevante.
Në mënyrë të qartë, ndriçuese dhe mbresëlënëse 'Shkenca e Fatit' revolucionarizon të kuptuarit se cilët jemi – dhe na fuqizon në ndihmën për të t’i dhënë formë një të ardhmeje më të mirë për veten dhe botën që na rrethon.
Libri që prezantojmë sot titullohet “Tingujt shungullues të shpirtit”, – dhe është një përzgjedhje shkrimesh publicistike të Lazër Shantojës, përgatitur nga Arben Ndreca. Libri vjen si një bashkëpunim i botimeve “Berk” me Qendrën e Studimeve Albanologjike “Shejzat – Pleiades”.
Një vështrim i thelluar studimor për udhëheqësisht shqiptarë të periudhës 1912-1989: Ismail Qemali, Fan Noli, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Tipologjitë e liderit që janë shfaqur një mjedisin politik shqiptar, parë me një metodologji të qartë dhe analizuar larg pasioneve politike.
Autori shqiptar me banim në Spanjë Bashkim Shehu sjell në shqip prej origjinalit një nga veprat e shkrimtarit dhe poetit Roberto Bolañoa të titulluar "Në parantezë", një përmbledhje me ese, shkrime dhe intervista të autorit. Roberto Bolaño është një nga shkrimtarët themelorë të shekullit XXI.
Kjo guidë për trendin pasardhës madhor të ekonomisë globale përfshin njohuri të dobishme për investuesit, udhëheqësit e bizneseve, politikbërësit dhe për këdo që kërkon të kuptojë ndryshimet e rëndësishme që po ndodhin në politikën ndërkombëtare dhe në ekonominë globale.
Shaban Murati është “Mjeshtër i Madh” në diplomaci. Ai ka qenë diplomat karriere, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analist diplomatik me një përvojë mbi 50-vjeçare në fushën e politikës së jashtme. Ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Maqedoni, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.