Aleph eshte nje shtepi botuese e drejtuar nga perkthyesi dhe poeti Gentian Çoçoli, e fokuar kryesisht me botime ne fushen e poezise boteore dhe studimeve
Robertson është bërë një prej poetëve më të dashur dhe të vlerësuar në Skoci krahas dy poetëve të tjerë po aq të rëndësishëm, John Burnside dhe Don Paterson. Robertson që me librin e parë poetik u shfaq si poet me një zë të plotë, të pjekur, Në këmbënguljen e vet poetike për të sjellë në bashkëkohësi tema burimore klasike, ai patjetër që mori si model dy...
Është një prej legjendave të letërsisë moderne europiane që e kapërceu kohën. Në dekadën përmbyllëse të shekullit XIX, intelektualët e rinj vjenezë -Jung-Ëien - u tronditen nga ardhja e një ylli të ri mes tyre, që shfaqet pas pseudonimit Loris, poezitë lirike të të cilit, në atë frymëmarrjen e tyre të shprehjes dhe pozës klasike, bashkonin mrekullisht...
Me dy ese nga Milan Kundera dhe Josif Brodskij shkruar mes viteve 1980-1986, gjashtë tregimet e këtij libri (si dhe një prozë dypjesëshe, A dhe B, që në dorëshkrim është pa titull) janë transkriptuar nga dorëshkrimet e Kishit, pas vdekjes së tij më 1989. Disa syresh janë autobiografikë. Të tjerët ringjallin kujtimin e disa shkrimtarëve europianoqendrorë,...
Letër e shkurtër lamtumirë e gjatë është një nga romanet më novatorë dhe zbavitës të të madhit Handke. Mbi të gjitha, ky roman është një letër dashurie për Amerikën, peizazhet e saj dhe kulturën vendase, me premtimin e një jete të re – apo trupon pa jetë të një të vjetre – janë të gjitha pas kthesës më të parë që ndesh.
Ajo ishte tridhjetë vjece dhe jetonte në një koloni shtëpish tip bungalow të ndërtuar në formë tarracash në shpatin jugor të një malësie qendrore, pikërisht mbi tisin prej mjegulle të një qyteti të madh. Kishte ca sy që nganjëherë, edhe kur ajo nuk shikonte kënd, shkëlqenin, pa ndryshuar fytyra e saj në tërësi. Një pasdite të vonë dimri ishte ulur pranë...
Roman pjesërisht autobiografik Nipi i Wittgensteinit me nëntitullin "Një miqësi", i Thomas Bernhardit përshkruan marrëdhëniet e pazakonta mes narratorit, një shkrimtari jo dhe aq i ndryshëm nga Thomas Bernhard dhe nipit të jashtëzakonshëm, por të çmendur, të filozofit të famshëm Ludwig Wittgenste
Ky është një roman i madh, shpesh fantast, fuqimisht evokues, për koniktin e një burri me veten dhe udhëtimin e tij drejt zgjidhjes së këtij konikti.
Qytetet e padukshme, më i bukuri i librave të Italo Calvinos, vërtit nëpër ajër ide, aluzione dhe zhbirime imagjinative marrafrymëse në çdo faqe të vetën. Çdo herë që kthehet prej udhëtimeve të veta, Marko Polo përshkruan Kublai Kanit qytetet që ka parë...