Catalog
Subcategories
Poezitë në këte përmbledhje drejtohen kah jetës, kah brengës, kah dëshirës për t'u kuptuar, për t'u dëgjuar e për t'u pranuar. Nepërmjet melodive të brendshme, autori shpreh botëkuptimin e tij përmes asaj që sheh, ndien, përcepton e mendon. Pse autori ka vendosur ta titullojë "Një histori ngritur mbi imazhe te prera"? "Se ndoshta kështu është jeta e...
Prandaj kam dashur që poezia ime mu në zemër të atdheut të jetë si një plagë e vjetër që hera - herës lëngon, që tërheq medoemos kujtime, që ta pret gazin mu mes buzëqeshjes, që të shtyn të vetmohesh, të mendosh për jetën, t'i lutesh Zotit, në këtë vend, ku u bie mendja për poetët veç kur ata vdesin dhe kujtohen për ta vënë në përvjetorët e lindjes dhe...
(Të rrëfesh atë që mbajmë) Qka do të ndodhte, çka do të shihnim, çka do të ishim po ta shihnim njeri-tjetrin me sy të hapur. Me sy! Pa e kornizuar shikimin tonë brenda konventave, brenda marrëveshjeve, brenda frikës sonë. Ndoshta, terë ajo që do të shihnim është në vetë gjyshet tona - ajo që ka mbajtur njeriu! Tmerrin më të madh tonin! Romani...
Një histori që i kushtohet fëmijëve ndryshe, botës së tyre të vecantë, vetëbesimit dhe fantazisë.
Gramatika më e vështirë se matematika? Tani, jo më. Në ishullin “GramaTIK-TOK” jetojnë dhjetë banorë gjuhësorë të çuditshëm: emri, folja, mbiemri dhe të tjera pjesë të ndryshueshme e të pandryshueshme të ligjëratës, janë po aq çamarrokë e të mençur, të ndjeshëm e të lezetshëm sa vetë fëmijët.
Një histori vetëm me një fjali. Një rrëfim plot humor e me gabime, në kuptime e në ilustrime, plot me fjalë ngatërreshtare, nga të cilat fëmijët do të gjejnë të saktën fare.
Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja par excellence, tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI.
“Rizgjimi i gjigantëve” është vijimi i librit “Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit”.
Nje tjeter roman nga Grimvaldi vjen ne shqip permes Botart. Një histori e mrekullueshme e shkruar plot humor, dashuri dhe humanizëm.
Me këtë libër synohet që studenti të marrë njohuritë bazë për gjuhësinë kompjuterike. Të dijë se ç’është gjuhësia kompjuterike, si lindi ajo, fushat e saj të zbatimit, arritjet konkrete në këtë fushë, problemet që dalin të cilat mbeten sfidë për të ardhmen etj.
Në romanin “Nata e Ustikës” Petro Markoja rrëfen një fragment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë giatë viteve ’30 dhe ’40 të shekullit XX – pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Ky eshte nje liber per femije 9-vjecare; flet per nje djale i cili deshiron qe te behet mbret ne vendin e tij, Katoren. I duhet te kaloje disa prova te veshtira. Do t’i kaloje dot? Dhe a mund te behen “mbret” te gjithe?
Ky roman shënon një sprovë të rëndësishëm për letërsinë feministe shqiptare: Eralda Baze vjen me librin e parë për lexuesit, por përmes këtij romani shpalos mjeshtri në rrëfim, guxim në thyerjen e tabuve, zhdërvjelltësi ngritjen në art të gjuhës së rrugës dhe kulturë në profilizimin e realitetit dhe personazheve, sidomos femrave, - të cilat kthehen në...
I pari fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, fjalor gjithëpërfshirës me fjalë dhe shprehje nga gjuha letrare, shkencore, e mediave, e folur, bisedore e krahinore, sa kohë që këto kanë një a më shumë sinonime në gjuhën shqipe.
Ky libër përmban lloj-lloj historish me princesha dhe jo pak, por janë 26 të tilla. Shoqëruar me ilustrime, nuk ka si të mos jenë më të bukurat. Këtu do të gjeni princesha klasike, por edhe princesha të ditëve tona, princesha zemërmira, tekanjoze, çapkëne, bukuroshe… Këtu është princeshë Firifiu, princeshë Poleta, princeshë Sherazadja, princeshë Zeli,...
Romani "Biseda mes miqsh" nuk është thjesht një histori e lehtë dashurie e tradhtie bashkëshortore: ai është para së gjithash portreti i një brezi të tërë të të rinjve në ditët tona, që nuk arrin të gjejë vendin në botën e sotme. Zëri i Fransisit, njëherësh poetik, spontan, herë-herë naiv, por gjithnjë aq i freskët, në të vërtetë është zëri i gjithë një...
Vjen ne gjuhen shqipe permes perkthimit te studiuesit dhe shqiperuesit Luan Topciu nje nga poetet me te shquar rumune Cezar Ivănescu. Ky eshte nje botim dygjuhesh shqip - rumanisht, - hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Ombra GVG
Përmbledhja me tregime “Fjala e ndaluar” – është një përmbledhje me tregime, nga shkrimtari Eris Rusi që të ndërmend mollën e ndaluar të Kopshtit të Edenit ose atmosferën e zymtë kur fjalët mund të çonin në greminë gjatë diktaturës. Po sot, në këtë botë ku komunikimi ngjan si zgjatim i natyrshëm i njeriut teknologjik, kush vallë të jetë “Fjala e ndaluar”?
Kjo novelë, për nga titulli dhe vendosja e ngjarjeve në shekullin e nëntëmbëdhjetë, na sjell ndërmend mjeshtrat rusë Pushkinin, Tolstoin, Turgenievin të cilët kanë shkruar tregime të shkurtëra, me tituj të përafërt mbi stuhinë dhe borën.
Kjo histori dashurie e mrekullueshme dhe analizë psikologjike, është një shuplakë për kohën, jetën vanitoze, zakonet dhe hipokrizinë e shoqërisë së Argjentinës.
Doktrina e Laozi e sjelle permes ketij libri ka luajtur rol të rëndësishëm për gjithë zhvillimin e filozofisë kineze brenda shtetit te saj, por e ka bere ate te njohur ne te gjithe boten pergjate historise deri ne ditet tona.
“Jehonat e Parisit” janë një dokument me interes të madh që mbulon një aspekt të romancierit luzitan të panjohur deri më sot nga publiku i gjuhës kastilajne. Eça është një shtegtar me kulturë të gjerë, që zotëron si askush tjetër mjetet e ironisë.
E tërë sëra e "Kronikave të Tokës" bazohet në parimin se mitologjia është hambari i kujtimeve të lashta, se Bibla duhet lexuar fjalë për fjalë si dokument historiko-shkencor, dhe se qytetërimet e lashta ishin produkt i njohurive të sjella në Tokë nga Nefilimët - ata që Ranë dhe Anunnakit - të ardhurit nga Qielli në Tokë.
Gustav Floberi, ky simbolist i madh i shekullit XIX, ka lënë vepra të papërsëritshme, që vazhdojnë të lexohen me ëndje nga lexuesit në mbarë botën edhe sot. Pa dyshim, "Zonja Bovari" është kryevepra e tij. Ema Bovari ëndërronte një dashuri të zjarrtë që do ta largonte nga monotonia e pajetë e mjedisit provincial dhe të përjetonte emocionet e një jete të...
"Nga Kafka te Kafka" është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.
Përse Sapfó, theksuar më o dhe me një “p” në mes, dhe jo Sáfo, me theks më a, siç e dëgjojmë zakonisht? E thjeshtë: për arsye tradicionale, të panevojshme për t’u gjurmuar në këtë kontekst, emri është popullarizuar si “Safo”, me gjasë huazuar prej italishtes, dhe ka mbetur kështu. Madje, në këtë formë është përdorur edhe si emër i përveçëm, ndonëse jo...
Është koha të rikthehemi në portat e qytetit fantastik të Sdikuishtit, për t’u takuar sërish me Kokëdruthin, Kokëtapën, Kokëfirifiun, Kokakomçin, Usta Ipaudhin e të tjera personazhe, që i përkasin një epoke, ku teknologjia ka ecur me hapa viganë.
Përshtatja e poemës Këngët e Milosaos në gjuhën e sotme shqipe nga studiuesi Dhimitër Shuteriqi e lehtëson dhe e bën më të afërt komunikimin e lexuesit të shek. XXI me këtë vepër të De Radës, shkruar në dialektin e arbëreshëve të Kalabrisë. Është menduar që, veçanërisht për nxënësit, studentët dhe lexuesit e specializuar, të përfshihet në këtë botim edhe...
Përralla dhe tregime të mrekullueshme, argëtuese dhe plot humor... Ruruja, Djelpa, Pushi lepurushi, kanguri Kungu, krokodilja, harabelët Heli dhe Habi janë disa nga personazhet fantastike, që ju vogëlushë do të takoni nëpër faqet e këtij libri.
“Lepuri kthehet” është i dyti nga katër romanet e John Updike, që përqendrohet te personazhi qendror, Herri “Lepur” Engstrëm. Duke rrëfyer se si Lepuri i zgjidh ose i ndërlikon më tej problemet e tij, Updike krijon një roman me rëndësi të dorës së parë.
Stephen King na dhuron një nga veprat e tij më sfiduese, model i një intensiteti brilant, suspanse eksluzive dhe një zbulimi marramendës të kthinave më të errëta të psikës së paepur femërore. Ai është autori i më shumë se 50 librave, bestseller kudo në botë. Romani “Loja e Geraldit” është përshtatur dhe bërë film në vitin 2017, me regjisor Mike Flanagan.