Emil Cioran A-002285
New product
10 Items
Shtëpia Botuese | Zenit | |
| ISBN | 9789928113955 | |
Të rivalizojë Zotin, madje ta tejkalojë atë, thjesht përmes virtytit të gjuhës: e tillë është orvatja heroike e shkrimtarit, specie ambige, i molisur dhe i dalldisur pas vetes, që, duke e braktisur gjendjen e tij të natyrshme, i ka dhënë vetes të drejtën të përjetojë një marramendje sipërane, trallisëse, ndonjëherë të neveritshme.
S'ka gjë më mjerane sesa fjala, por bash prej saj ai ngjitet gjer te ndjeshmëria e lumturisë, gjer te prëjtja e skajme, ku është krejtësisht i vetëm, pa ndjesinë më të vogël të shtypjes.
Supremja mbërrihet përmes fjalës, përmes vetë këtij simboli të brishtësisë. Për çudi mund të mbërrihet gjithashtu edhe përmes ironisë, me kushtin që kjo, duke e çuar gjer në ekstrem punën e saj rrënimtare, t’i shkaktojë rrëqethje një zoti që punon së prapthi.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 168 |
| ISBN | 9789928113955 |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Balil Gjini |
Ç'libër i çuditshëm! Nisur për t'iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai, sipas gjasave, në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie.
Historia dhe utopia, tundimi për të ekzistuar, demiurgu mortje, padobia e të qenit lindur apo silogjizma të hidhërimit. Inkursioni tij nuk është as prej shenjti as prej antishenjti, pikërisht se mungon rrugëtimi shënjues.