Cmim i reduktuar! Seria “Vogëlushja” Shiko më të madhe

Seria “Vogëlushja”

Grup autorësh BAO0470

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë set vijnë pasionet e Lolës, Lizës, Ninës dhe Klarës, të cilat shërbejnë si një model i shkëlqyer edhe për vogëlushët në mënyrën sesi i shohin rolet dhe profesionet e nënës, mësueses, mjekes dhe balerinës. Dashuritë e mëdha për jetën e kanë zanafillën në moshën e vogël. Këto botime janë me materiale të padëmshme për shëndetin dhe me kopertinë të butë, me mbushje. Seti rekomandohet për moshën 3 - 6 vjeç. Bukinist jep një ofertë të veçantë për ju.

Më shumë detaje

49 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

2 412 Lekë

-10%

2 680 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me katër libra përmban:

1. “Lola luan si mama”, të cilin e gjeni edhe tek linku:

Lola e vogël luan si mama me kukullën e saj. Ajo e shëtit atë në park, i mëson për zogjtë e natyrën, e ushqen, i ndërron pelenën, i bën banjë dhe e vë në gjumë duke i kënduar ninullë. Libri e fton fëmijën që të mësojë dhe argëtohet, duke luajtur me Lolën dhe kukullën e saj. Kopertina: me mbushje, e butë.

2. “Liza luan si mësuese”, të cilin e gjeni edhe tek linku:

Liza e vogël u bën mësim kukullave të saj, njësoj si një mësuese e vërtetë: ajo bën apelin, shkruan me shkumës, pyet dhe jep detyra. Duke luajtur me Lizën dhe kukullat e saj, fëmijët mësojnë për profesionin e mësuesit. Kopertina: me mbushje, e butë.

3. “Nina luan doktoreshash”, të cilin e gjeni edhe tek linku:

Nina e vogël vesh uniformën e doktoreshës dhe viziton arushbebushin si një doktoreshë e vërtetë. I dëgjon frymëmarrjen, i kontrollon veshët, hundët dhe pastaj i bën një gjilpërë. Duke luajtur me Ninën, fëmijët mësojnë profesionin e doktoreshës. Kopertina: me mbushje, e butë.

4. “Klara luan balerinash”, të cilin e gjeni tek linku:

Vogëlushja Klara ka shumë dëshirë të kërcejë dhe me kostumin e baletit ngjan si një balerinë e vërtetë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha3 - 6 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë