I ri Cmim i reduktuar! Heronjtë e vegjël në bibliotekën tënde, set me 5 libra Shiko më të madhe

Heronjte e vegjel ne biblioteken tende, set me 5 libra

Grup autorësh BOM0140

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Çdokush ndikohet nga personazhet e librave apo të kinematografisë, por këto personazhe mbeten përjetë në mendjen e lexuesit të vogël. Tim Taleri, Aivenhoi, Mishel Strogov dhe Lordi i vogël, secili prej tyre, sjell një botë plot fantazi dhe aventura edhe për ty....

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1

2 835 Lekë

-10%

3 150 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth setit

1. “Shtatë australianët e vegjël” nga Ethel Turner. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU

Ngjarjet zhvillohen në Sidnei, Australi. Shtatë fëmijët futen në telashe nga më të ndryshmet, megjithëse përpiqen shumë që të sillen mirë. Të renditur nga mosha një vjeç deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç, fëmijët Ullkot pothuajse janë lënë që të veprojnë sipas qejfit.

2. “Tim Taleri ose e qeshura e shtirur” nga Xh. Boën. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU

Tim Taleri ka një të qeshur që ndikon te të gjithë. Por ai e shet atë te një baron misterioz të quajtur Lefeut, në këmbim të një sasie parash. Baroni merr qeshjen e tij dhe fiton çdo bast por Timi më vonë kupton se nuk është më vetvetja. Prandaj ai vihet në kërkim të rikthimit të buzëqeshjes së tij. Se çfarë ndodh me të dhe cilat janë përpjekjet e tij për të rifituar buzëshjen, ju ftojmë të lexoni librin, i cili mbetet ndër librat klasik për fëmijë më të suksesshëm në të gjitha kohërat.

3. “Aivenhoi” nga Ëalter Scot. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU

Aventurat heroike të Zotit Uilfred e bëjnë “Ivanhoe” ndoshta mbeten më të paharruarat nga ky autor. Shpëtimi nga zjarrimi, nxjerrja e robërve nga kështjella Kngiht e templarëve, procesi gjyqësor dhe lufta për të shpëtuar të dashurën e tij të bukur Rebeka, e cila ishte e izoluar, vijnë përmes rrëfimeve tejet provokative. Këto ngjarje ndërtohen plot ngjyra në Britaninë Mesjetare, një botë romatike, kalorsiake dhe me kryqëzata. Romani vendoset në një sfond të ndritshëm të kalorësisë në kohën e konfliktit normano-sakson. Skoti ka dëshmuar mjeshtrinë prej rrëfimtari në romanin historik duke mbetur që prej vitit 1820 një prej rrëfimtarëve më të mirë në këtë lloj të prozës.

4. “Mishel Strogov” nga Zhyl Vern. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU

Jemi në vitin 1876 dhe gjithçka ndërtohet mbi historinë e “Misionit të pamundur” që zhvillohet në Rusi ku një tradhëtar është frymëzuar nga Feofar Khani i egër për të pushtuar Siberinë dhe për të nxitur një rebelim. Këtu organizohet një komplot për të vrarë vëllain e Carit, Dukën e Madh por ai zbulohet, ndonëse janë prerë të gjitha linjat e komunikimit përmes telefonit. Vetëm një nga korrierët e Carit është i gatshëm për të përballuar misionin e rrezikshëm dhe të mundimshëm duke paralajmëruar guvernatorin e Siberisë për atë që do të ndodhte më vonë, pra me përpjekjen për pushtimin e Siberisë.

5. “Lordi i vogël” nga Frances Burnett. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU

Ky libër ka qenë i dashur për lexuesin e vogël në shekullin e XIX, duke u shndërruar njëherësh edhe në një model për secilin prej tyre, duke nisur që nga pamja, veshja, interesat dhe bota e personazhit të quajtur Cedric Errol

Ky libër ka korrur suksesin sepse ka përcjellë qartë mesazin e fuqisë që vjen nga miqësia e pafajshme e fëmijës, dashuria e pakushtëzuar dhe besimi i pastër.

Të dhëna

VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë