I ri Cmim i reduktuar! Pako librash dhuratë për fëmijë II – botimet e 2017-ës Shiko më të madhe

Pako librash dhurate per femije II – botimet e 2017-es

Grup autorësh SET0029

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë set janë përgjedhur katër bestseller-a absolutë të ditëve tona nëpër botë, të cilët kanë ardhur tashmë edhe në shqip. Janë disa personazhe që kanë bërë për vete zemrat e miliona fëmijëve në mbarë botën. Prandaj, ne i ftojmë lexuesit e vegjël të njihen me Nikolasin, Gregun në botimin më të fundit dhe Lukën me Zakun. Një dhuratë fantastike për festa por edhe...

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 610 Lekë

-10%

2 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. “Nikolasi i vogël” nga René Goscinny, Jean- Jacques Sempé. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Aventurat e Nikolasit të vogël rrëfehen në një seri të jashtëzakonshme të letërsisë për fëmijë me 14 libra të ilustruar. Ky është libri i parë i serisë. Tregimet janë shkruar me gjuhë fëminore, ashtu siç Nikolasi e sheh dhe e përjeton botën që e rrethon. Humori vjen nga keqkuptimi i Nikolasit ndaj sjelljes së të rriturve. Në të njëjtën kohë, edhe të rriturit i keqkuptojnë sjelljet e tij dhe të shokëve.

Historitë janë tejet zbavitëse dhe zhvillohen një botë fëmijësh që të gjithë e ëndërrojnë. Fëmijët gjejnë vetveten tek Nikolasi, ndërsa prindërit gjejnë tek ai si fëmijët e tyre, ashtu edhe kujtimet veta të fëmijërisë. Nikolasi rrëfen jetën e tij me shokët, ndaj lexuesi zbulon karaktere të ndryshme. Libri ka situata komike te jashtëzakonshme.

2. “Nikolasi i vogël – Zbavitjet në pushimin e madh” nga René Goscinny, Jean- Jacques Sempé. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Te ky libër do të gjesh përsëri Alcestin, i cili mund të hajë të gjithçka dhe të mos sëmuret kurrë; Xhefrin, babai i të cilit është shumë i pasur dhe ai blen lodra dhe Xhefri nganjëherë i jep ato shokëve të tij për të përfunduar thyerjen e tyre; Edin, i cili është shumë i fortë dhe ndonjëherë të grushton; Rufusin, i cili ka një bilbil dhe babai i tij është një oficer policie; Maksin, i cili vrapon shumë shpejt; Xhoin, të cilit nuk i pëlqen t’ua japë gjërat shokëve; Anjanin që mëson shumë... e të gjitha këto zhvillohen në klasë, në oborrin e shkollës, te sheshi, në shtëpi ... me mësuesen, kujdestarin, drejtorin, mamin, babin, gjyshen... Personazhet e këtij libri i gjen dhe në klasën tënde! Një libër me shumë humor. Një libër ku edhe të rriturit hasin ngjashmëri me fëmijërinë e tyre, ku secili sjell ndër mend se ka patur në klasë tipa si personazhet e librit.

3. “Ditari i Gregut 4 – ditë qeni” nga Jeff Kinney. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Janë pushimet veror, moti është i mrekullueshëm, dhe të gjithë fëmijët po argëtohen jashtë. Po Greg Heffley, ku është? Ai gjendet brenda shtëpisë së tij, duke luajtur video-games, i "vetëburgosur" brenda katër mureve. Gregi, i vetëshpallur si një "njeri i izoluar", është duke jetuar larg fantazive të ditëve verore: pa përgjegjësi dhe pa rregulla. Por, nëna e Greg ka një vizion të ndryshëm për një verë ideale ... të mbushur me aktivitete në natyrë dhe shëtitje familjare. Vizioni i kujt do të fitojë? Apo do të ketë një alternativë tjetër për familjen Heffley që të ndryshohet gjithçka.

4. “Vëllai im është superhero” nga David Solomons. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Luka ndodhej në shtëpinë mbi pemë, bashkë me vëllain e madh, Zakun, por i bëhej çiçi. Kur u kthye, vëllait të padenjë, që nuk kishte lexuar kurrë në jetën e tij asnjë libër me vizatime, i qenë dhënë superfuqi, me detyrën për të shpëtuar jo një, po dy universe.

Luka u TËRBUA! Zakut as që i PËLQENIN librat me vizatime! Por ja që duheshin shpëtuar botët dhe DIKUSH duhej të sigurohej se Zaku do ta bënte siç duhej atë punë. Sidomos kur ai nuk vishte as pelerinë...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë