Cmim i reduktuar! Seria “Vogëlushi” Shiko më të madhe

Seria “Vogëlushi”

Grup autorësh BAO0471

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Këto botime ofrojnë njohjet e para për vogëlushët tuaj për traktorin, zjarrfikësen anijen dhe avionin. Dashuritë e mëdha për jetën e kanë zanafillën në moshën e vogël. Librat janë me materiale të padëmshme për shëndetin dhe me kopertinë të butë, me mbushje. Seti rekomandohet për moshën 3 - 6 vjeç. Bukinist jep një ofertë të veçantë për ju

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

2 412 Lekë

-10%

2 680 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me katër libra përmban:

1. “Traktori i Petrit”, të cilin e gjeni edhe tek linku:

Petri i vogël e kalon tërë ditën mbi traktorin e tij të bukur, duke u marrë me punët e fermës. Libri e fton fëmijën që të mësojë dhe argëtohet, duke luajtur me Petrin dhe traktorin e tij të verdhë. Kopertina: me mbushje, e butë.

2. “Zjarrfikësja e Leos”, të cilin e gjeni edhe tek linku:

Zjarr! Zjarr! Leo është gjithnjë i gatshëm të ndihmojë të tjerët me zjarrfikësen e tij të kuqe. Në këtë libër ai u tregon fëmijëve për profesionin e guximshëm të zjarrfikësit. Kopertina: me mbushje, e butë.

3. “Anija e Leos”, të cilin e gjeni tek linku:

Leoja i vogël ka një anije të bukur. Përmes këtij libri tregohet se si një ditë ai niset për peshkim me anijen e tij. Por, për të drejtuar një anije, duhet të jesh një kapiten i zoti dhe të kesh trup atleti! Kopertina: me mbushje, e butë.

4. “Avioni i Gastonit”, të cilin e gjeni tek linku:

Gastonit të vogël i pëlqen shumë të pilotojë. Me avionin e tij ai ngjitet mbi re dhe formon figura në qiell. Në këtë libër tregohet se sa bukur është të drejtosh një avion dhe të fluturosh sipër reve. Kopertina: me mbushje, e butë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha3 - 6 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë