I ri Cmim i reduktuar! Pako librash dhuratë – autorë të rinj shqiptarë 2017 Shiko më të madhe

Pako librash dhurate – autore te rinj shqiptare 2017

Grup autorësh SET0027

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Saimir Muzhaka, Antonio Babliku, Loer Kume dhe Sindi Dobi janë katër autorë të rinj që kanë nxjerrë veprat e tyre në prozë gjatë vitit 2017. Bukinist i rekomandon këto libra në një set për të njohur prirjet e reja të letrave shqipe të ditëve tona. Secili prej tyre e meriton ndalesën dhe kohën e lexuesit të mirë....

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 520 Lekë

-10%

2 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. “Qyteti plak” nga Saimir Muzhaka. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Saimir Muzhaka është një zë i ri origjinal në prozën shqipe: Ky roman e ka kaluar testin e parë, duke u vlerësuar mes pesë projekt-ideve krijuese të përzgjedhura dhe mbështetura nga Ministria e Kulturës. Muzhaku sendërton realitet periferik të shoqërisë shqiptare, plot paradokse, duke përdorur natyrshëm teknika narrative të njohura si ato të mjeshtërave të mëdhenj të prozës moderniste si; Franc Kafka, George Orëell, Ismail Kadare apo Kasem Trebeshina.

2. “Magjia universale” nga Antonio Babliku. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Jashtë ka shpërthyer grindja e ashpër mes së Mirës dhe së Keqes. Të gjendur në një luftë shumë më të madhe se ata vetë, Robert dhe Serena Flejholmi, motër e vëlla, duhet të përballen me problemet e tyre personale, ndërkohë që u duhet të jenë edhe heronj, ashtu siç e ka parathënë profecia e lashtë. Por Roberti dhe Serena nuk janë të vetmit me fuqi magjike në qytezën e këndshme, jo...

Shtriga druide, vampirë, zana dhe krijesa të tjera magjike, kanë gjetur strehë aty. Ndërsa një tokë pret të shpëtohet dhe një mbretëri pret të rikthehet në lavdinë e dikurshme, hije të panumërta vërsulen drejt Lejkvillit, drejt Robertit, Serenës dhe miqve të tyre. Klane shtrigash ndahen, grupe vampirësh bëhen gati të mbretërojnë, ndërsa një tjetër betejë në Luftën e pafundme është në kulmin e saj.

Përtej magjisë, njerëzit në Lejkvill janë më se të thjeshtë - dhe njëkohësisht tejet të ndërlikuar. Ata bien në dashuri, zhgënjehen, ngazëllehen, e kanë të vështirë të pranojnë se kush janë dhe, mbi të gjitha, rriten...

Të gjitha këto në një roman magjik.

3. “Histori e shkurtër e rrëmujës” nga Loer Kume. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Histori e shkurtër e rrëmujës është një pikturë e madhe sferike e vështirë për t’u përfshirë në një vështrim të vetëm. Nisur në 2008-n, romani filloi të zhvillohej diktuar nga personazhet dhe udhët e tyre të ngatërruara, nga të cilat munda të shkëputem vetëm në gusht të 2017-s, e të shkruaj fjalën FUND.

4. “Nën lëkurë” nga Sindi Dobi. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Një libër drejt shpirtit dhe të panjohurës. Të flasësh për skuatat më të errëta të shpirtit tënd pa u përlyer me shkrimin dhe ndjenjat është gjëja më e vështirë që mund të ndodhë nga pena e një shkrimtari.

Kjo është sfida më e madhe e Sindit e cila ka punuar për këtë libër me pasion duke lënë pas mëkatet veta artistike dhe duke u bërë njësh me shpirtin. Ky libër është bota e një adoleshenti që po lufton për lirinë dhe Sindi ka futur brenda gjithçka që jeta i mësoi.

Shqipëria është vendi ku takimi me një psikolog të kategorizon në mënyrë të drejtëpërdrejtë si një i sëmurë mendor dhe përqasja me një të tillë në shkollën e mesme të vështi- rëson jetën në komunitet, por jo brenda vetes tënde.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë