I ri Cmim i reduktuar! Pako librash dhuratë - Romancat 2017 Shiko më të madhe

Pako librash dhurate - Romancat 2017

Grup autorësh SET0021

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set vjen për të pasionuarit pas romancave prandaj ne kemi përzgjedhur tre prej botimeve më të suksesshme në vitin 2017: Jojo Moyes, Cristina Caboni dhe Rachel Hauck. Këto romane do t’ua bëjnë jetën tuaj më të bukur dhe më me shumë pasione....

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

3 060 Lekë

-10%

3 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. “Pas teje” nga Jojo Moyes. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

"Do të ndihesh për pak kohë jo rehat në botën tuaj të re. Por unë shpresoj që ju të ndiheni pak a shumë të gjallëruar. Jeto me guxim. Shtyje veten! Mos qëndro! Vetëm, jeto mirë. Vetëm jeto. Dashuri Vullnet". Si mund të lëvizni pas humbjes së personit që keni dashur? Si mund të ndërtoni një jetë me vlerë?

Louisa Clark nuk është më thjesht një vajzë e zakonshme që jeton jetën e saj të zakonshme. Pas gjashtë muajsh transformimesh me Ëill Traynor, ajo po lufton pa të. Kur një aksident i jashtëzakonshëm e detyron Lou të kthehet në shtëpi, pranë familjes së saj, ajo nuk mund të ndihmojë, por të ndjehet tamam atje ku e kishte nisur.

2. “Kopshti i luleve sekrete” nga Cristina Caboni. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s’e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin.

Ndërsa përkulet për të parë më mirë një kompozim lulesh, Irisi ngrin në vend: përballë, dy sy që ngjajnë si dy pika uji me të sajtë. Po ata flokë gështenjë. Po ajo fytyrë. Vajza që ka përpara është identike me të. Quhet Viola.

Edhe ajo i do fort lulet dhe buqetat e saj janë ndër më të kërkuarat në Londër. Çdo siguri e Irisit shembet në çast. Ajo vajzë është motra e saj binjake. I kishin ndarë që kur ishin të vogla dhe, për njëzet vjet me radhë, asnjëra nuk e dinte se kishte një motër. Përse vallë?

Tani që sërish janë bashkë, Irisi dhe Viola duhet të zbulojnë arsyen. Sekreti fshihet në Itali, në Volterra, në vendlindjen e tyre. Mes rrugëve me qiparisa dhe shpateve të gjelbëruara, ngrihet një shtëpi antike, e rrethuar nga një kopsht i pamat.

Pikërisht këtu jetonin prej brezash Donatët, pikërisht këtu i pret gjyshja e tyre, Xhulia Donati. Vetëm ajo mund t’u rrëfejë për të vërtetën e ndarjes dhe t’i ndihmojë të gjejnë shtegun e duhur, në përmbushje të fatit të tyre.

Irisi dhe Viola nuk e dinë, por çdo ¬çift binjakesh të familjes, prej shekujsh, duhej të kujdesej për kopshtin, ta mbante të lulëzuar dhe të kuptonte fuqinë e tij madhështore: shërimin e shpirtit. Por një mister ka hedhur rrënjë në të shkuarën e familjes Donati, një mister që dita-ditës po vret kopshtin.

Vetëm Irisi dhe Viola mund ta shpëtojnë. Një trëndafil i fshehur mund të shpjegojë gjithçka: sepse mes gjembave, mund të lindë zemra më e çmuar.

3. “Fustani i nuses” nga Rachel Hauck. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Katër vajza në kohë të ndryshme, kanë rënë në dashuri me një fustan nusesh, i punuar 100 vite më parë dhe i gjithë romani është i ndërtuar mbi historitë e secilës prej tyre. Rrëfimet, dhimbjet, premtimet dhe fati i Emilisë në vitin 1912, Mary Grace në vitin 1939, Hillarit në vitin 1968 dhe Charlotës në ditët tona, e cila ka një butik me fustane nusërie, kanë çmendur me mijëra lexues në mbarë botën....

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion