I ri Cmim i reduktuar! Saga e Meriyllit e plote - set Shiko më të madhe

Saga e Meriyllit e plote - set

Viktor Canosinaj SET0299

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Meriylli eshte romani me ndikues tek te rinjet shqiptare sepse perfaqeson historine e tranzicionit te secilit prej nesh. Pas shume e shume vitesh, autori Viktor Canosinaj ka nxjerr vazhdimin e sages se Meriyll: Meri dhe Sidi, tashme jane ne kohe tjeter dhe ne rrethana te reja teksa edhe lexuesit e tij janë rritur tashmë.

Më shumë detaje

1087 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dyrrah

1 440 Lekë

-10%

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Meriyll” nga Viktor Canosinaj

Kjo pjese flet për Merin, një vajze 13 vjeçare e cila ka një motër dhe një vëlla Noren dhe Albin. Merit i vdiq e ëma dhe ajo duhet ta mbante e vetme shtëpinë !

Pas vdekjes së mamasë Meri filloi pune sepse familja e saj ishte shume e varfër. Vëllai i Merit, Albi shiste gjera te vjedhura dhe një dite atë e kapi policia.

Kurse babai i saj vinete i dehur ne shtëpi. Meri bënte te gjitha punët dhe nuk kishte kohe për te mësuar. Ajo kishte një shok te ngushte qe quhej Sid.

Me kalimin e kohës filloi te bënte shoqëri me një vajze me emrin Klara dhe me shoket e saj Aldon edhe Gencin. Ato do te shkonin ne Greqi edhe donin te merrnin me vete edhe Merin.

Prindërit e kishin ndaluar Sidin te shoqërohej me Merin sepse e konsideronin shoqëri te keqe. Një dite Meri doli nga shtëpia edhe aty erdhi Aldo me makine dhe e futi brenda. Ai e kapi atë prej fyti e Meri filloi te qante. Pastaj ajo ndodhej ne spital.

Sidi i kishte thëne prindërve te tij te ndihmonin babin e Merit te hiqte dore nga alkooli. Dhe ato e ndihmuan atë.

Me pas çdo gjë shkoj mire edhe Meri filloi te mësonte me shume dhe ato nuk ishin me te varfer.

 “Pandashmerisht Meriyll” nga Viktor Canosinaj

Ky libër është vazhdim i romanit për adoleshentë “Meriyll” dhe ngjarjet zhvillohen ndërkohë që personazhet kryesore, Meri dhe Sidi janë në moshën madhore; pra është një libër për moshën mbi 18-vjeç. Jetojmë në një botë që po bëhet gjithnjë e më shumë materialiste, hipokrite dhe egoiste, në një shoqëri gjithnjë e më pak humane, ku dashuria e vërtetë po humbet sinqeritetin, romantizmin dhe idealizmin, ku ajo ka gjithnjë e më pak vlerë, është bërë një lojë ku njerëzit përdoren dhe braktisen pa asnjë konsideratë për ndjenjat e tjetrit; njerëzit po humbin respektin për veten dhe për të tjerët.

Në këto kohë të turbullta dashuria e Merit dhe Sidit shkon kundër rrymës duke kapërcyer grackën e frikshme të një lirie mashtruese dhe gënjeshtare, duke ruajtur vlerat më të mira njerëzore, si respekti dhe vlerësimi për njëri-tjetrin.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2024
VendodhjaDurres
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë