Viktor Canosinaj vjen me një roman të ri për lexuesit ku në qendër të tij ka marrëdhënien e individit me atdheun dhe sesi këto marrëdhënie ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në fatin e të dyja palëve. Ky është një roman kushtuar idealistëve shqiptarë të të gjitha kohërave që u vetëflijuan për atdheun.
Canosinaj lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, ku banonte dhe familja e tij. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës...
Pas romaneve "Meriyll" dhe "Pandashmërisht Meriyl", libri që keni, në duar eshte pjesa e fundit e sages së dy heronjve, Merit dhe Sidit, si edhe e familjeve të tyre.
Per te gjithe lexuesit qe kane kujtime te bukura me romanin Meriyll, autori ka vendosur qe te vijoje historine e dy personazheve kryesore, Merit dhe Sidit, ne kohe tjeter dhe rrethana te reja teksa edhe lexuesit e tij janë rritur tashmë.
Autori i “Meriyll” Viktor Canosinaj, - nje nga shkrimtaret me te njohur te letersise shqipe per femije dhe te rinj, vjen me nje roman te ri per lexuesit e tij: “Robi IA – MX234G”. Personazhi kryesor eshte nje derrkuc i zgjuar, - por cfare e ben te tille kete derrkuc, lexuesit e vegjel do ta zbulojne ne faqet e ketij libri te ri.
Meriylli eshte romani me ndikues tek te rinjet shqiptare sepse perfaqeson historine e tranzicionit te secilit prej nesh. Pas shume e shume vitesh, autori Viktor Canosinaj ka nxjerr vazhdimin e sages se Meriyll: Meri dhe Sidi, tashme jane ne kohe tjeter dhe ne rrethana te reja teksa edhe lexuesit e tij janë rritur tashmë.