I ri Vrasja e Roxher Akrojdit Shiko më të madhe

Vrasja e Roxher Akrojdit

Agatha Christie A-008861

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani i Agatha Christie, Vrasja e Roxher Akrojdit është i votuar në vitin 2013 nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit si romani më i mirë i kësaj gjinie, i shkruar ndonjëherë!

Më shumë detaje

503 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366429

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Abacia e Mbretit është një fshat tipik anglez, ku nuk ndodh asgjë e veçantë.

Por ja që një ditë ndodh diçka e rëndë: njeriu më i pasur i krahinës, Roxher Akrojdi, vritet në studion e tij, teksa lexonte një letër që hidhte dritë mbi vetëvrasjen misterioze të një vejusheje të re e të pasur, zonjës Ferrars, me të cilën kishte ndër mend të martohej.

Banorët e Abacisë së Mbretit, që janë tipa të rëndomtë - viktima, pasunar dhe rrondokop; Flora, mbesa e tij e hijshme, dembele; e ëma lakmitare; Ralf Pejtoni i pashëm, thjeshtri, plëngprishës; doktor Shepardi i palodhur; dhe e motra, Kerolajni, kryethashethemexhia e fshatit - tmerrohen nga kjo e keqe.

Pikërisht midis këtyre njerëzve të respektueshëm, do ta kërkojë vrasësin e mundshëm Herkul Puaroi, detektivi i pashoq, i tërhequr në fshat për t'u marrë me punët e kopshtit dhe për të gëzuar pensionin.

Përpara se Herkul Puaroi të arrijë një nga përfundimet më befasuese të karrierës së tij, do të rrjedhë shumë ujë.

Por sidomos kthesa e fundit e ngjarjeve, është diçka e bujshme, një flesh i vërtetë gjenialiteti i autores, që do të lërë pa fjalë çdo lexues.

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaperback
Faqe256
ISBN9789928366429
V. Bot2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiOriana Tamburi
RomanMister&Thriller