I ri Dhe nuk mbeti me askush Shiko më të madhe

Dhe nuk mbeti me askush

Agatha Christie A-004105

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nje tjetr thriller i Agatha Christie vjen në shqip nën përkthimin e Virgjil Muçit: Dhjetë vrasës, të izoluar, viktima tashmë të një vrasësi të padukshëm. Të gjithë personazhet gjenden përballë njëri-tjetrit: fajtorë, akuzues, hetues dhe njëkohësisht vrasës. Derisa, në mënyra nga më të çuditshmet, vriten të gjithë dhe në ishull nuk mbetet më askush

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar.

E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën.

Dhe tashmë janë të gjithë aty, në atë ishull në mes të detit. Por kur mbërrijnë, nuk e gjejnë të zotin e shtëpisë t’i presë. Gjejnë vetëm një poezi të futur në kornizë dhe të varur mbi oxhakun e secilës dhomë.

Gjatë darkës së parë të gjithë dëgjojnë nga dhoma ngjitur nëpërmjet gramafonit, një zë çnjerëzor e depërtues që buçet, duke i akuzuar të gjithë të ftuarit si vrasës. Për mysafirët e mbyllur si në një grackë, është fillimi i një ankthi pa fund.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe238
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVirgjil Muçi
RomanMister&Thriller