Agatha Christie A-004558
Libër i ri
"Shtëpia e shtrembër" vazhdon të vlerësohet ndër veprat më të arrira të A. Christie. Dëshmi janë edhe përshtatjet e saj të shumta për radio e kinema. Më i fundit ishte filmi me të njëjtin titull (2017), i regjisorit francez Gilles Paquet-Brenner, që u mirëprit nga publiku, shtatë dekada pas botimit të parë të romanit.
837 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
Fabula e veprës është e thjeshtë. Një sipërmarrës shumë i suksesshëm, Aristidh Leonidhes, grek nga lindja, por i vendosur në Angli qysh në rini, gjendet i vdekur në vilën e tij luksoze jo fort larg Londrës.
Pavarësisht prej moshës së thyer, çdokush, që nga familjarët e deri te policia, dyshojnë se vdekja nuk ka qenë natyrore. Dikush e ka helmuar dhe fajtori duket se është pjesëtar i rrethit familjar.
Ndërkaq që policia përçapet në kërkim të autorit të krimit, një diplomat i ri, i dashuruar me mbesën e të ndjerit, përfshihet shumë në dritëhijet e hetimit, si dhe në marrëdhëniet e ndërlikuara mes trashëgimtarëve të viktimës.
Në gjithë këtë tufan të përqendruar brenda katër mureve, Agatha Christie tërheq mjeshtërisht vëmendjen e lexuesit, duke e përfshirë në skutat më të errëta psikologjike të mendjes së personazheve.
Në të njëjtën kohë, autorja analizon të fshehtat dhe paqartësitë e marrëdhënieve familjare, kur mes tyre kanë mësyrë elemente jo pak çoroditëse si grykësia materiale, shthurja e moralit zakonor, ambicia shoqërore dhe deri nevoja për arrati nga presionet e jetës borgjeze.
Lloji i botimit | Paper back |
Faqe | 232 |
V. Bot | 2020 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Edon Qesari |
Roman | Mister&Thriller |
Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.
* Instant NEW YORK TIMES and USA TODAY bestseller * * GOODREADS CHOICE AWARD WINNER for BEST DEBUT and BEST ROMANCE of 2019 * BEST BOOK OF THE YEAR* for VOGUE, NPR, VANITY FAIR, and more! *
Ne kete liber te domosdoshmer per kedo qe kerkon te arrije sukses, psikologia pinoere, Angela Duckworth u tregon prinderve, studenteve, edukatoreve, atleteve, biznesmeneve (me dhe pa pervoje) se sekreti i arritjes se jashtezakonshme nuk eshte talenti, por kombimini i vecante i pasionit dhe kembenguljes te cilen ajo e quan force e karakterit, - vendosmeri
Një përrallë e mrekullueshme për një qenush dhe udhëtimin e tij nëpër oborr dhe miqtë e shumtë që takon. Ilustrimet të bëra nga Elda Pineti.
Një libër i shkruar me mjeshtri dhe shtjellon tematika të ndryshme të nxjerra nga rrëfimet kur'anore. Konsiderojmë që libri pasuron përkthimet në gjuhën shqipe mbi teologjinë islame.
Titulli i librit aludon në interpretimin e teksteve themelore të Islamit dhe atyre interpretuese, domethënë diskursin teologjik islam, duke u mbështetur në analiza që rezultojnë nga deduktimet e kritikës moderne.
Dhuna është një temë që është e pranishme në të gjitha mediumet dhe diskutimi mbi praninë dhe ndikimin e dhunës në to gjithmonë ka qenë aktual, sidomos me paraqitjen e mediumeve të reja, në të cilën ajo ishte, të paktën në fillim, kryesisht në një dritë negative. Ky libër synon të ofrojë pikërisht një trajtesë mbi praninë e dhunës në mediume.
Një libër i cili flet për Biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që kultivuan mendimin islam në këtë qytet dhe rrethinë.
Një fjalor që ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori i tillë, do tu shërbejë studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, por edhe punonjësve të diplomacisë.
Libër i cili trajton periudhën post-komuniste ose periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që e ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vëllimi i pestë i librit DYZET NET V është si vazhdë e katër vëllimeve të botuara më parë, që nëpërmjet porosive kuranore përpiqet ta paraqesë fotografinë e plotë të Islamit dhe të shtrojë një rrugë, e cila do të na bënte të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Këto ligjërata, në fakt, paraqesin një bashkësi të njohurive shkencore teologjike dhe të...
Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit. Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja. Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit, botuesi ka vendosur që këtë...
Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.
Nxjerrja në dritë e shkrimeve të rilindasve tanë përbën synim madhor për shtëpinë tonë botuese. Ky libër është paralajmërim për botimin e veprës së plotë të Sami Frashërit, që Logos-A do tia ofrojë lexuesit vitin e ardhshëm.
Një vepër monumentale që flet mbi jetën dhe veprimtarinë kolosale të kryejuristit të madh, Ebu Hanifes. Një vepër që mbulon nevojat e myslimanëve të hapësirës shqiptare për tu njoh me këtë vigan që la gjurmë të pashlyera në analet e Historisë së jurisprudencës islame.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.
Mendimtari Sejjid Hussein Nasr në këtë vepër e cila është e përkthyer në shumë gjuhë të botës synon të nxjerr në pah, natyrën e shkencës islame, mënyrën se si duhet studiuar ajo dhe raportin mes Islamit e shkencës në përgjithësi.
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj.
Ky libër përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së Historianit të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori që nuk ka të dytë dhe që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në Historinë botërore. Autori e analizon funksionimin ditor të strukturës ekonomike...
Një tekst provokues mbi të ardhmen e SHBA-së si udhëheqës global, që po përballet me sfida siç janë çështjet racore, emigracioni dhe krimi, por që udhëheqë në shumë sektorë të rinj, teknologjia e informacionit, bioteknologjia etj.
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë ekzotike e plot energji të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia. Dy profesorët, njëri nga Universiteti Fraser dhe tjetri nga Victoria, shqyrtojnë thellësisht Lindjen e...
Libër tejet i vlefshëm mbi administrimin, i shkruar nga një njeri i cili ka qenë pjesë e kompanive të ndryshme.
Një libër që heton evoluimin shumëvijor të sociologjisë së shkencës, duke përballur qasje të ndryshme teorike rreth disa temave, si: parimet bazë të bashkësisë shkencore, format organizative të punës shkencore, implikimet epistemologjike të analizës sociologjike të shkencës, përcaktimi social i zgjidhjes së problemeve, përmbajtja e teorive, arsyetimi...
Me këtë vepër Wunenburger plotëson një zbrazëtirë të madhe në sferën e polemologjisë morale” në kulturën tonë të përgjithshme dhe, në veçanti, në atë të shkencave sociale, por edhe e pasuron literaturën tonë shkollore dhe universitare për lëndën e etikës.
Libër mbi çështjet identitare, format e ndryshme të identitetit kolektiv (qytetar, politik), etnik dhe kombëtar dhe raportet e tyre të ndërsjella. Autorja vë në dukje se identiteti është një cilësi qenësore e ekzistencës njerëzore, që nuk nënkupton vetëm mbijetesën e thjeshtë, por shënon njerëzoren e individit, si individualitet i veçantë.
Një Filozofi e Historisë, një trajtesë rreth çështjes së kuptimit të saj në epokën e kapitalizmit global dhe postmodernizmit. Duke sfiduar konceptin West-centrist dhe eurocentrist të modernitetit, Hunt-i na mëson që të studiojmë Historinë e etikës, që të mos merremi me utopi dhe të kemi synime modeste për të ardhmen e afërt.
Libër mbi Biografinë e dijetarit të të madh të Ehli Sunnetit. Në fakt libri në fjalë e njofton lexuesin me Imam Tahaviun, mësuesit, nxënësit si dhe disa nga veprat e tij. Ky libër iu shërben studiuesve të teologjisë dhe të gjithë atyre që duan të njihen me Imam Tahaviun.
Në këtë libër, i cili përbëhet nga disa artikuj shkencorë, janë trajtuar temat të cilët janë marrë nga vepra "Te'vilatu'l-Kur'an" e Imam Maturidiut. Ndër këto tema janë Historia dhe ligjet e shoqërisë, sheriati në traditën fetare, njeriu, antropologjia teologjike, kultura politike dhe fuqia e udhëheqjes. Nëpërmjet këtij libri, lexuesi do të njihet me...
Një përmbledhje tregimesh interesante, ku secili prej tyre ka një zgjidhje të paparashikuar për të na ofruar ose një sekret për të na zbuluar, për të na futur dalëngadalë në botën e "Zonjës së Krimit".
Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christie-s, që të mban deri në faqen e fundit me frymën pezull, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.
Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet.
Një vrasës serial gjendet i lirë dhe priret t'i kryejë vrasjet sipas rendit alfabetik. Dhe, si një kartëvizitë makabre, lë pranë trupit të çdo viktime një guidë ABC të orareve të trenave, të hapur në faqen në të cilën ndodhet emri i vendit ku është kryer vrasja. Njw roman nga autorja e konsideruar të gjithë botën si "Mbretëresha e Krimit".
Herkul Puaroja sjell ne mendje fjalet qe kishte thene me pare nje pasagjer gjate atij udhetimi: "Sa do te doja t'ia drejtoja ne koke pistoleten time te vockel e te dashur dhe thjesht te terhiqja kembezen."Dhe nderkaq ne ate skene ekzotike asgje nuk mund te ishte aq e qete sa c'dukej
Roxher Akroid dinte shumë! Ai ishte në dijeni se një grua që kishte dashuruar kishte helmuar burrin e saj të dhunshëm. Ai gjithashtu dyshonte se dikush po i bënte shantazh Më vonë del lajmi se gruaja kishte vrarë veten me një mbidozë. Posta e mbrëmjes i solli Roxherit një pjesë informacioni. Për fat të keq, para se të mund të përfundonte letrën, ai u...
Poirot, një refugjat nga Belgjika gjatë luftës së parë Botërore, vendoset në Angli pranë shtëpisë së Emily Inglethorp, që e ndihmon atë për të nisur një jetë të re. Miku i tij Hastings vjen si e ftuar në shtëpinë e tij. Kur gruaja vritet, Poirot përdor aftësitë e tij investiguese për të zgjidhur misterin .
Agatha Christie vjen me një tjetër roman në gjuhën shqipe: “Misteri i trenit blu”, i vlerësuar si një nga romanet më të mira në zhanrin mister të kësaj autoreje.
Roxher Akroid dinte shumë! Ai ishte në dijeni se një grua që kishte dashuruar kishte helmuar burrin e saj të dhunshëm. Ai gjithashtu dyshonte se dikush po i bënte shantazh Më vonë del lajmi se gruaja kishte vrarë veten me një mbidozë. Posta e mbrëmjes i solli Roxherit një pjesë informacioni. Për fat të keq, para se të mund të përfundonte letrën, ai u...
Vjen në shqip një nga romanet më të suksesshme të Agatha Chriestie, Vrasja në Orient – Ekspres, i ekranizuar disa herë në filma përgjatë disa viteve. Ky roman konsiderohet nga veprat më të mira të zhanrit investigative.
Portret i papërfunduar, është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.
Nje tjetr thriller i Agatha Christie vjen në shqip nën përkthimin e Virgjil Muçit: Dhjetë vrasës, të izoluar, viktima tashmë të një vrasësi të padukshëm. Të gjithë personazhet gjenden përballë njëri-tjetrit: fajtorë, akuzues, hetues dhe njëkohësisht vrasës. Derisa, në mënyra nga më të çuditshmet, vriten të gjithë dhe në ishull nuk mbetet më askush
Agatha Christie është një nga autorët më të shitur të shekullit të XX, duke thyer të gjitha rekordet me mbi 2 miliardë kopje. Duke parë rritjen e numrit të lexuesve të saj edhe në Shqipëri, ne po rekomandojmë një set me dy prej librave më të fundit që ka sjellë në shqip shtëpia botuese Dituria.