I ri 101 rrefenja anonime 2 Shiko më të madhe

101 rrefenja anonime 2

Grup autorësh A-004434

Libër i ri

100 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
Fletët126
ISBN9789928034006

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

E kishte ujdisur fati që Bardhyl Dardha të takohej me letërsinë, me të gjitha almiset e saj dhe ato të estetikës, me Fjalën, të cilën e ruante mënjanë si gjë të rrallë. Se e rrallë ajo ishte! Edhe ai i vetmuar, fillikat, nëpër korridoret e fjalës dhe gjente gardërobën e tyre, diku mbi një shtëpi të vjetër, diku bregut të detit, në lagjet e jashtme të qytetit, pastaj duke ecur në rrafshinë, ku udhëve të shkreta nuk humb asgjë, larg dhe afër syrit kureshtar. Mblidhte dhe mbledh Fjalë Bardhyl Dardha, si të mblidhte shkarpa, ndizte dhe ndez zjarr me eshkë e uror me Fjalët ky Njeri i Punës, vë në zjarr me ujë bjeshke Fjalët, qëron bykun dhe egjrën dhe pastaj del në dritë Rrëfenja, nga cilido vend i botës. Se e ka bërë punën pastaj për ta prurë në shqip Bajram Karabolli, shqipëruesi dhe ky i jep po atë forcë që Fjala ka në origjinal dhe ia jep në dorë pastaj piktorit të madh Anastas Kostandini (Taso), i cili di t’u hyjë në Karakter dhe t’u japë Fizionimi përplot personalitet dhe dritë, për t’i trupëzuar ato, duke u shtruar të hajë fillikat ose bashkë me personazhet pak bukë e ca më tej, në prush e nën hi të fusë Fjalët dhe Ilustrimet, duke i mbështjellë me varak dhe u hyn përplot ëndje e pa fir në thelb të shpirtit, pasi e shkon nën hundë si një psherëtimë, duke belbëzuar gojëhapur në një zhaurimë që vërtet të kënaq, nëpër lloj-lloj britmash e vigmash, madje duke rrëkëllyer së bashku përkthyesi dhe piktori verën e kuqe, verë që e pinë drejt e nga gryka e shtambës duke e mbajtur lart me të dyja duart dhe ajo e uruar zvargohej teposhtë nëpër gjoks me një curril të hollë jete. Në ndërkohë ngrihet në sfond një muzikë me njëmijë e një tinguj njëherësh për t’u dhënë Fjalëve dhe Figurave dritë të veçantë perëndie..

 

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Cover
Fletët126
ISBN9789928034006
RedaktoriBajram Karabolli
V. Bot2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBajram Karabolli