Ç’natë e mrekullueshme, tetë rrëfenja për Krishtlindjen Shiko më të madhe

C’nate e mrekullueshme, tete rrefenja per Krishtlindjen

Grup autorësh BAO0185

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ç’natë e mrekullueshme është mbrëmja e Krishtlindjes! Është plot me pritje, entuziazëm dhe me shpresa, që e bën të veçantë çdo gjë që është e përditshme dhe e zakonshme. Në një natë si kjo gjithçka mund të ndodhë: mund të gjesh shpresën, kur çdo gjë të duket e errët; mund të hedhësh dritë mbi ndonjë sekret të kohëve të largëta; mund të gjesh diçka apo dikë që e mendoje përgjithmonë të humbur dhe, madje, mund edhe të jetë koha për të ndryshuar.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928027016

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Përmes tetë rrëfimeve, të cilat i bashkon tema e Krishtlindjes, tetë nga autorët italianë më në zë të letërsisë për fëmijë tregojnë për personazhe dhe situata shumë të ndryshme mes tyre. Në këto rrëfime për këtë festë kaq të dashur në të gjithë botën përmblidhen aspekte të ndryshme të saj.

Zemërgjerësi, përulësi, lindje, familje, mohim, gatishmëri për t’u bërë mirë të tjerëve, si dhe kujtime të bukura janë disa nga fjalët që të vijnë në mendje, ndërsa lexon këtë libër dhe secila mbart një thesar sugjerimesh, si ajo dhurata që gjen poshtë pemës, gati për ta hapur.

Përmbajtja e librit

Në këtë libër do të gjeni rrëfenjat:

Nata më e bukur, Mino Milani
Krishtlindja e Marli Blumit, Pierdomeniko Bakalario
Serali dhe Gizemi, Roberto Piumini
Krishtlindja e Bandinit, Guido Sgardoli
Në majë të Kullës Eifel, Anxhela Naneti
Një dhuratë për Skip Makmuliganin, Alesandro Gati
Elefanti në dëborë, Beatriçe Mazini
Sekreti i Krishtlindjeve të shkuara, Elisa Puriçeli Guerra

Të dhëna

Faqe210
ISBN9789928027016
Titulli origjinalAlbas
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiLejbiana Hyseni