Vjollca Myftari BD0348
Libër i ri
A e dini çfarë?, është një libër me ngjyra dhe ilustrime të bukura. Në poezinë, nga e ka marrë titullin tërë ky vëllim, flitet për një zog, i cili e ka humbur udhën dhe atë e ka strehuar në shtëpinë e tij një vogëlush.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994302741 | |
Vjollca Myftari jeton e punon edukatore e drejtoreshë kopshti, në një lagje të qytetit të Fierit. Ajo ka shkruar tre libra me tituj domethënës: Dua të flas, A e dini çfarë dhe Ah, skur bota të ishte plastelinë. A e dini çfarë?, është një libër me ngjyra dhe ilustrime të bukura (nga Ajmona Mavriqi), që në ballinë fëmijët njihen me disa kafshë, të buta dhe të egra: lepushin e gjel-kokoshin, dashin e dhelpërën etj.Në poezinë, nga e ka marrë titullin tërë ky vëllim, flitet për një zog, I cili e ka humbur udhën dhe atë e ka strehuar në shtëpinë e tij një vogëlush. Por nëna e tij e kërkon kudo, deri sa e gjen atë të mbrojtur nga fëmia mirë: Cërr-cërr-cërr e ci-ci-ci,/vjen një zog përmbi çati./I shqetësuar kërkon ndihmë: Kush e ka parë birin tim? Ndërsa vogëlushi e qetëson nënën e zogut të vogël: Hapa derën e shtëpisë,/ftova zogun e çatisë,/I tregova pa përtuar,/zoun që kisha strehuar. Dhe kështu, faqe pas faqeje, autorja flet me fëmijët përmes poezive të saj të bukura, si: Arusha zonjëshë, Ashensori i dhelpërës, Ëndrrat e ujkut, Qenush Kitietj.
| Faqe | 40 |
| ISBN | 9789994302741 |
| Viti i Botimit | 2013 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Numri i botimeve | I parë |
Autorja vjen me nje krijimtari per femije, sic jane vjershat.
I përshtatshëm për fëmijët 5-10 vjeç, është punuar me kujdesin e veçantë të autores tashmë të mirënjohur në fushën e krijimtarisë për fëmijë, Vjollca Myftari. Në libërthin "Pishinat mbi gjethe" autorja ka përzgjedhur një fjalor të përshtatshëm dhe përcjell mesazhe me vlerë për vogëlushët tuaj. Me plot ilustrime me ngjyra dhe format të përshtatshëm,...
Serish na surprizon me historitë e saj. Miqtë tanë të vegjël, nxitoni, Semi ju pret! I përshtatshëm për fëmijët 5-10 vjeç. Rrëfenja më e re për fëmijë kushtuar Semit, djalit çapkën, aventurier, por mjaft të dashur.