Ana Dolce and Gabanna Shiko më të madhe

Ana Dolce and Gabanna

Roland Gjoza BUE264

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Tregimet e Roland Gjozës, poezitë, romanet, novelat, esetë e mahnitshme, japin vlerë dhe ngrenë lart personazhin e tij të këndshëm. Kushdo mund ta njoh aty veten, duke vlerësuar një përgjithësim të mrekullueshëm. Rrallëkush mund ta përjetojë një vlerë të tillë. Në krijimtarinë e tij nuk gjen një lajthitje (edhe sikur të jetë presje!). Sështë fjala se ka shumë dëborë, mendime të holla, dashuri të njëmendët, të kthjellët, të ngrohtë e të thjeshtë, duke shprehur gjithmonë një sinqeritet të rrallë

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928032102

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Si rrallë kush prej racës së shkrimtarëve e poetëve Landi luan me planin e dytë, si në film, ku shprehja e dashurisë kthehet në një domethënie të madhe, nuk krijon asnjëherë rënie të lirë, pa u fshehur kurrë thellësive të nënvetëdijes, aty ku rubini i shpirtit gatuan vlera të pallogaritshme. A ka këtu ndonjë vlerë të jashtëzakonshme? A është një gjë e vështirë për tu përballuar? A fshihet ndonjë element i dytë, i padukshëm? A bëjnë majë nyjat dramatike të jetës së përditshme, mjerimi i llahtarshëm i popullit, rrudhosja hyjnore e hallit të brendshëm shpirtëror? A rritet ajsbergu i tij i vetëdijes qytetare? A ka skru­pulozitet në fijet e holla të asaj që end? A është aq lakonik sa duhet? Apo bën elipsin e zakonshëm, ritualin e jetës ndryshe? A ka ndonjë teknikë të përveçuar e të rilin­dur? A vuloset gjithçka prej temperamentit të tij, të karakterit aq këmbëngulës, apo shfaqet vetëm thelbi i një kulture të shquar që, megjithatë, mbetet thelbi i tij i pashmangshëm? Mijëra pyetje të përmbytin... Liria e krijuesit dhe liria krijuese, këto janë dy majat e një mali të lartë të çdo shkrimtari të vërtetë. Heroi pozitiv apo negativ, mbretërimi ideologjik, politika amatoreske dhe e shthurur, ngjarjet e mëdha që krijojnë terrenin e duhur, talenti i madh, paradokset e ububushme, njerëzorja, thjeshtësia, pjekuria artistike, seksualiteti i magjishëm, bukuria fizike dhe shpirtërore, ligësia, raportet intime, lidhjet dashurore dhe mrekullitë që e bëjnë shpirtin të thukët, kriminaliteti dhe egërsia që e shoqëron...

Të dhëna

Faqe294
ISBN9789928032102
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë