Reduced price! Matja e botës View larger

Matja e botes

Daniel Kehlmann PE0207

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani ngjall emocione thellësisht frymëzuese rreth përpjekjeve të racionalitetit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928248602

680 Lekë

-15%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

29 other products in the same category:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

More info

Në vitin 1828, Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh. Gausi nuk ka aspak dëshirë të marrë pjesë, nuk i pëlqen të udhëtojë, njerëzit nuk para i interesojnë; është tip i vetmuar, tejet kritik dhe gërnjar, por Humboldi është më kokëfortë dhe arrin ta bindë.

Takimi midis dy prej mendjeve më të ndritura të Gjermanisë iluministe i jep autorit shkas për të rrëfyer jetët e tyre jashtëzakonshme, që nga fëmijëria e deri në takimin e vitit 1828, duke përfshirë edhe përshkrimin lehtësisht të kuptueshëm të teorive që kanë themeluar gjeografinë dhe matematikën moderne.

Autori e shoqëron lexuesin në udhëtimet e Humboldit mbi lundra të pabindura, në majat e maleve më të larta e në thellësitë e kratereve e shpellave më të fshehta. Lexuesi përhumbet në magjinë gjeniale të zbulimeve të Gausit, duke qeshur me manitë e tij, duke u pasionuar pas ideve dhe mënyrës se si e shihte botën ai, jetën dhe të ardhmen.

Ky është portreti entuziast e i përkushtuar i gjigantëve të shkencës dhe kulturës, të cilët zbresin nga piedestali dhe kthehen në personazhet zbavitëse të një komedie, tejet të saktë nga pikëpamja historike.

Kritika

Stili paksa surreal i Kehlmann-it është një përzierje e komedisë, romancës dhe makabres, me dritëhije realizmi magjik, aq sa të duket sikur po lexon Borges-in në "Pyllin e Zi".

- The Ëashington Post Book Ëorld

Lexohet me një frymë; një vepër vërtet e thellësisht zbavitëse.

- Los Angeles Times

Elegant dhe i përmbajtur në formë dhe në përmbajtje... Kehlmann-i dallon për ritmin e shpejtë dhe dorën e lehtë.

- The Neë York Times Book Revieë

Ky është një roman çuditërisht i kursyer në përshkrime, i saktë dhe i gjallë. Ia del mbanë në një sfidë të paimagjinueshme: të veshë botën e shkencëtarëve gjermanë me një humor të hollë.

- The Ëall Street Journal

Nga këto ngjarje të harruara, Daniel Kehlmann ka ndërtuar një roman të shkëlqyer, që është bërë bestseller tashmë në Gjermani, po edhe një vende të tjera në Evropë.

- The Guardian

Ky roman është një xhevahir i rrallë, njëkohësisht një argëtim virtuozësh dhe përshkrimi prekës i dy mendjeve të çuditshme... I jashtëzakonshëm.

- The Independent

Një satirë për klasicizmin gjerman, një roman aventurash, një portret i borgjezisë në fillim të shekullit XX, një studim për sakrificën dhe moralin e shkencës, portreti i dy burrave në plakje, të vetmuar secili sipas mënyrës së vet; dhe një tekst që lexohet lehtë, gjithë aludime, citate dhe xhevahire të fshehura.

- Die Zeit

Ky libër i zgjuar është i mbushur me fakte, por edhe një rrëfim energjik... Personazhet janë kaq të gjallë... Po aq i sofistikuar, sa dhe angazhues.

- The Sunday Times (London)

Daniel Kehlmann është një rrëfimtar me përvojë, i sigurt në tonet e tij, me një kontroll të madhërishëm mbi rrjedhën e historisë... I shkëlqyer!

- Der Spiegel

Fragmente nga libri

1) ...asnjë nuk donte të përdorte mendjen. Njerëzit donin qetësinë e tyre. Ata donin të hanin dhe të flinin, dhe donin që të tregoheshe i mirë me ta, por nuk donin të mendonin.

2) Sa herë që trembeni nga ndonjë gjë, është mirë që ta matni.

3) ... njeriu është i gatshëm t’i durojë prapësitë, por shumë zbulime i shpëtojnë, sepse ka frikë nga dhimbja.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages252
ISBN9789928248602
Shtëpia botueseDie Vermessung der Welt
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
Përmasat14x21
PërkthyesiSokol Mici