Ylli Demneri YD0002
New product
Ky libër është ndërtuar në formatin epistolar; vijnë shtatëmbëdhjetë letra të shkruara. Edhe në këtë libër vjen kujtesa për vende, ngjarje dhe personazhe, të cilat autori i komunikon përmes letrave
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Odeon | |
| ISBN | 9791095202004 | |
“E dashur A.” ka lindur nga një mall për atë që po tretej e zhdukej çdo ditë. Një mall i lidhur me vendlindjen. Nga nostalgjia (nostos: kthim, algos: dhembje). “Uliksi nuk është vetëm aventurieri më i madh i të gjitha kohërave, por edhe nostalgjiku më i madh”, shkruan Kundera. “E dashur A.” ka lindur gjithashtu nga dëshira për të ndarë me dikë emocione, lexime, zbulime, reflektime, kujtime; një dëshirë për të folur për pikturën, poezinë, politikën, frikën, emigrimin, miqësinë, ndarjen, humbjen. Lindi edhe si një dëshirë për të vazhduar një dialog të ndërprerë. Një letërkëmbim që në kohë të diktaturës do të kishte qenë i pamundur, për shkak të frikës. Për herë të parë komunikojmë krejt të lirë. Dhe kjo ka një shije tjetër kur e provon për herë të parë. Vetëm ata që e njohën diktaturën mund ta kuptojmë atë thellësisht. Libri është një lloj kolazhi. Një libër ku përzihen shkrimi romanesk, dokumentar dhe ai emocional. “Dëshira për të shkruar një libër të lirshëm, një libër ‘për asgjë e për gjithçka’, dihet se ka qenë makth i shumë shkrimtarëve. Një libër i lirshëm, një libër i përzier, prozë, poezi, përsiatje, kujtime etj., etj.”
| pages | 218 |
| ISBN | 9791095202004 |
| Published year | 2015 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Roman | Psikologjik |
Pas prozës, Ylli Demneri vjen me një vëllim në poezi: Janë dashur plot 25 vjet lexime të haikut të klasikëve dhe modernëve japonezë, mprehje të mendjes dhe kërkime të mendimit, derisa një ditë, befas, shfaqet kjo lloj poezie tek Ylli Demneri. Ai është në kërkim të dashamirësve të kësaj forme poetike edhe në Shqipëri, të cilëve iu ofron këtë vëllim me 111...
“Më kujtohet” është kryefjala e realitetit që ka jetuar autori, por që e kemi jetuar të gjithë ne. E përditshmja e jetës sonë. Është një kthim pas në kohë dhe një sendërtim i realitetit përmes imazhesh të fiksuar në mendje. Ky është jo për të shënuar një mendim por për të dhënë një goditje që na shkaktojnë kujtimet tona
Libri është një përsiatje nostalgjike e sentimentale e jetës së autorit në vende të ndryshme në Tiranë, Paris, Francë dhe ndërmjet dy vendeve, gërshetuar midis tyre nga një çimentim drithërues, qëu falin udhëtimet e atyre njerëzve që agjatë gjithë jetës nuk mbarojnë së ndërtuari urat e zemrës që lidhin dy vende, dy histori, dy dashuri. Në tekstin e librit...
Një libër që kthen kokën pas, tek e shkuara, e cila flet përmes objekteve, ngjarjeve dhe personavezhve, atipike për sot, por tipike për atëherë. Lexuesi që e ka përjetuar atë periudhë do të provojë ndjesi të lloj-llojshme, ndërsa lexuesi i sotëm do të gjejë shenja me të cilat qesh, qan, çuditët apo…