Leo Buscaglia BCA043
New product
Thelbi i dashurisë është të dalësh nga vetja dhe të depërtosh te të tjerët. Kur ndalojmë së shqetësuari për të drejtat, ndjenjat, lumturinë e sigurinë tonë dhe fillojmë të shqetësohemi për të drejtat, ndjenjat, lumturinë dhe sigurinë e të tjerëve, atëherë do të gjejmë fuqinë e vërtetë të dashurisë.
9 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Çabej | |
| ISBN | 99927-33-09-7 | |
Një cikël leksionesh i profesorit të madh amerikan, mbi tema themelore të jetës njerëzore të trajtuara në mënyrë të kapshme për të gjithë. Dashuria mësohet si çdo gjë tjetër në jetë. Ajo nuk përkufizohet dot me fjalë, mbi të gjitha është një mënyrë të jetuari dhe të bën të ndihesh gjallë. Në qoftë se e përvetëson këtë koncept në mënyrë sa më të plotë, shpjegon autori, mund të marrësh nga jeta shpërblimin më të çmuar - të jesh vetvetja. "E fillova kursin e dashurisë, për shkak të një prej studenteve të mia më të talentuara, që u vetëvra. Ajo nuk shfaqi asnjë shenjë të dëshpërimit të saj. Pastaj një ditë krejt papritur u largua nga kjo jetë. E pyeta veten, 'për çfarë na duhen të gjitha këto mësime, të dish të shkruash dhe të lexosh, kur askush nuk na mëson vlerën e jetës, cilësitë tona unike dhe dinjitetin personal?' Kështu vendosa të filloj kursin e dashurisë duke mos dhënë mësim me plot kuptimin e fjalës, por duke i ndihmuar nxënësit të zbulojnë magjinë e tyre." - Leo Buscaglia
| pages | 206 |
| ISBN | 99927-33-09-7 |
| Published year | 1998 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Zhak Pilika |
Leo Buscaglia na paraqet në këtë libër me një manifest mbi dashurinë, ëmbëlsinë, përkujdesin, dhembshurinë, komunikimin, altruizmin: pjesët më vitale të sjelljes njerëzore.
Të jetosh duke dashuruar veten dhe të tjerët përfaqëson sfidën më të madhe, aventurën më ngazëlluese dhe krijuese të ekzistencës sonë.