I ri Cmim i reduktuar! Biografite e vitit 2019 Shiko më të madhe

Biografite e vitit 2019

Walter Isaacson A-004374

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Viti 2019 ka sjellë në tregun e botimeve dy prej biografive më të shquar të botuara ndonjëherë: atë të Einstein dhe të Leonardo Da Vincit, shkruar nga një prej biografëve më të shquar të kohëve tona; Walter Isaacson. Prandaj, i rekomanojmë për të gjithë ata lexues që duan të shkojnë përtej botës së dukshme të mendjeve që kanë ndryshuar botën.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva

4 500 Lekë

-10%

5 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

1. “Einstein” nga Walter Isaacson

Nga autori i bestseller-it të njohur, Benjamin Franklin, kjo është biografia e pare e plotë e Albert Ajnshtajnit, qëkur të gjitha tezat e tij u bënë publike: Si funksiononte mendja e tij? Çfarë e bënte atë një gjeni? Biografia e Isaacson-it na tregon se si imagjinata e tij shkencore i buronte prej natyrës rebele të personalitetit. Historia e mahnitshme e jetës së tij, është një dëshmi e lidhjes midis kreativitetit dhe lirisë.

2. “Leonardo da Vinci” nga Walter Isaacson

Duke marrë prej mijëra faqeve nga blloqet e shënimeve të Leonardo-s dhe përmes zbulimeve të reja për jetën dhe punën e tij, Walter Isaacson thur një narrativë e cila lidh artin me shkencën e tij. Ai tregon se si gjenialiteti i Leonardo-s bazohej mbi aftësi të cilat ne mund t’i përmirësojmë te vetja jonë, si për shembull kureshtja e zjarrtë, vëzhgimi i vëmendshëm, dhe një imagjinatë kaq lozonjare, saqë flirtonte me fantazinë.

Kreativiteti i tij, njësoj si i novatorëve të tjerë të mëdhenj, vinte nga qëndrimi në udhëkryqin midis shkencave humane dhe teknologjisë. Ai rropi lëkurën nga fytyrat e kufomave, vizatoi muskujt që lëvizin buzët, dhe më pas pikturoi buzëqeshjen më të paharrueshme të historisë, atë të Mona Lisa-s. Ai zbuloi matematikën e optikës, tregoi se si rrezet e dritës bien mbi kornenë e syrit, dhe prodhoi iluzione të ndryshimit të perspektivës në Darka e fundit. Isaacson gjithashtu përshkruan se si entuziazmi që e shoqëroi Leonardo-n gjatë gjithë jetës për vënien në skenë të shfaqjeve teatrale, karakterizoi pikturat dhe shpikjet e tij.

Aftësia e tij për të kombinuar artin dhe shkencën, kthyer në ikonë nga vizatimi i tij, i cili mund të jetë vetë ai brenda një rrethi dhe një katrori, mbetet receta e qëndrueshme për novacion. Jeta e tij duhet të na kujtojë rëndësinë e mbrujtjes te vetja jonë dhe te fëmijët tanë, jo vetëm njohuritë që marrim, por edhe gatishmërinë për t’i vënë në pikëpyetje – të jemi imagjinues dhe, ashtu si rebelët e talentuar të çdo epoke, të mendojmë ndryshe.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë