Leonardo da Vinci View larger

Leonardo da Vinci

Walter Isaacson A-004158

New product

Përshkrim i shkurtër

Autori i librave bestseller mbi Steve Jobs, Albert Einstein dhe Benjamin Franklin, përmes kësaj biografie të re dhe emocionuese, na sjell në jetë Leonardo da Vinci-n. AI ISHTE GJENIU MË KRIJUES NË HISTORI. ÇFARË SEKRETESH MUND TË NA MËSOJË?         

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN9789928265074

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Duke marrë prej mijëra faqeve nga blloqet e shënimeve të Leonardo-s dhe përmes zbulimeve të reja për jetën dhe punën e tij, Walter Isaacson thur një narrativë e cila lidh artin me shkencën e tij. Ai tregon se si gjenialiteti i Leonardo-s bazohej mbi aftësi të cilat ne mund t’i përmirësojmë te vetja jonë, si për shembull kureshtja e zjarrtë, vëzhgimi i vëmendshëm, dhe një imagjinatë kaq lozonjare, saqë flirtonte me fantazinë.

Kreativiteti i tij, njësoj si i novatorëve të tjerë të mëdhenj, vinte nga qëndrimi në udhëkryqin midis shkencave humane dhe teknologjisë. Ai rropi lëkurën nga fytyrat e kufomave, vizatoi muskujt që lëvizin buzët, dhe më pas pikturoi buzëqeshjen më të paharrueshme të historisë, atë të Mona Lisa-s. Ai zbuloi matematikën e optikës, tregoi se si rrezet e dritës bien mbi kornenë e syrit, dhe prodhoi iluzione të ndryshimit të perspektivës në Darka e fundit. Isaacson gjithashtu përshkruan se si entuziazmi që e shoqëroi Leonardo-n gjatë gjithë jetës për vënien në skenë të shfaqjeve teatrale, karakterizoi pikturat dhe shpikjet e tij.

Aftësia e tij për të kombinuar artin dhe shkencën, kthyer në ikonë nga vizatimi i tij, i cili mund të jetë vetë ai brenda një rrethi dhe një katrori, mbetet receta e qëndrueshme për novacion. Jeta e tij duhet të na kujtojë rëndësinë e mbrujtjes te vetja jonë dhe te fëmijët tanë, jo vetëm njohuritë që marrim, por edhe gatishmërinë për t’i vënë në pikëpyetje – të jemi imagjinues dhe, ashtu si rebelët e talentuar të çdo epoke, të mendojmë ndryshe.

VLERESIME

“Të lexosh këtë biografi madhështore të Leonardo da Vinci-t, është të ndërmarrësh një udhëtim përmes jetës dhe veprave të një prej qenieve më të jashtëzakonshme njerëzore të të gjithë kohërave, në shoqë-rinë e udhërrëfyesit më përfshirës, më të informuar dhe më mendjemprehtë. Walter Isaacson është njëkohësisht një studiues i vërtetë dhe një shkrimtar magjepsës. Dhe çfarë mësimesh të vlefshme do të gjeni në këto faqe”.

—DAVID MCCULLOUGH

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928265074
Shtëpia botueseLeonardo Da Vinci
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1