Vitet e iluzioneve View larger

Online only

Vitet e iluzioneve

Arçibald Kronin BOT0218

New product

Përshkrim i shkurtër

I paralizuar, pa një mbështetje, refuzuar së pari nga nëna e tij, një djalë i ri, Dunkan Stirling, do të arrij të kaloj të gjitha pengesat e të realizojë qëllimin që i kishte vënë vetes që fëmijë: të bëhej një mjek i shquar e i dashur nga të gjithë. Një nga romanet më të bukur e më të famshëm të Kronin, që lexohet me një frymë, frymëzuar nga fati i jashtëzakonshëm i Dunkan Stirling.

More details

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789992791012

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Arçibald Kronin lindi në vitin 1896 në Dumbatoshir të Skocisë. Që nxënës e tërhiqte letërsia. Në moshën 13 vjeçare në konkursin për hartimin më të mirë në të gjitha shkollat e Anglisë mori Medaljen e Artë. Mësuesit e këshilluan të vazhdonte Fakultetin e Letërsisë, por pasioni për shkencat natyrore tek djaloshi i ri ishte më i fortë. Pas mbarimit të shkollës së mesme fillon studimet në Fakultetin e Mjekësisë. Me përfundimin e fakultetit punon si mjek anijeje, në spitale, inspektor sanitar i minierave të qymyrgurit. Punon shumë e pa u lodhur. Në vitin 1925 Universiteti i Gllasgout i jep titullin ''Doktor i Shkencave Mjekësore''. Në vitin 1926 transferohet në Londër. Shumë shpejt doktori nga Uellsi bëhet i njohur në të gjithë Londrën. Por, Arçibald Kronin sëmuret rëndë. Ka nevojë për pushim të gjatë. Kështu braktis Londrën dhe kthehet në Skocinë e tij të dashur. Këtu rizgjohet pasioni për letërsinë.

Data sheet

pages176
ISBN9789992791012
Published year2003
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEmil Cimbi