Enigma View larger

Enigma

TO0291

New product

Përshkrim i shkurtër

Enigma e prejardhjes së racës dhe gjuhës së pellazgëve, ariasëve, hititëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve zbulohet në këtë libër.

More details

8 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena

600 Lekë

The minimum purchase order quantity for the product is 2

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky libër është shkruar me qëllimin, që t’i shërbejë si hyrje historike një gramatike etimologjike të krahasuar dhe një fjalori etimologjik të krahasuar të gjuhës shqipe. Kërkimet dhe studimet janë bërë për këtë qëllim. Në këtë vepër ne paraqesim një pamje të përgjithshme të së kaluarës së madhe që ka pasur populli i vogël shqiptar i sotëm, të cilin me të drejtë ne e konsiderojmë si popullin më tipik arian dhe si popullin më të lashtë të Europës që nga emri i vet etimologjikisht. Me gjithë këtë lashtësi të madhe, kjo e kaluar e shqiptarëve është pothuaj e panjohur si në Francë, ashtu edhe në botën tjetër, dhe nuk del as në historitë tona të përgjithshme ose universale, as në broshurat e veçanta.

E megjithatë kjo është një histori e gjatë dhe e rëndësishme e këtij populli, të ngulur në rrugën e tij që prej origjinave më të lashta të njeriut, dhe me gjithë pushtimet e me goditjet nga jashtë, që kanë bërë të rrudhen dhe të zhduken pak nga pak kufijtë e shtrirjes së gjerë, që ai zinte rreth gjithë pellgut të Mesdheut, ai prapë ka mundur të shtrihet dhe të mbahet në strehën e vet të vogël e të fundit, që ndodhet në caqet e trevës që zë ende sot, me mundime të mëdha, larg kryqëzimeve të mëdha të përleshjeve të mirëfillta kontinentale. Ai ka mundur të ruajë në këtë strehë, nën mbrojtjen pikërisht të përndjekësit të tij të fundit e më të egër – turkut – dhe në epokën tonë na ofron një shfaqje pothuaj unikale të një zgjimi pothuaj të mrekullishëm dhe një zhvillim origjinal të jashtëzakonshëm.

Data sheet

pages352
Shtëpia botueseToena
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiXhevat Lloshi