Mos u zhduk pergjithmone View larger

Mos u zhduk pergjithmone

Erjola Shaka BD0403

New product

Përshkrim i shkurtër Dilemat dhe demonët tanë të sotëm i kanë rrënjët thellë në të shkuarën tonë. Me këto dilema, frikëra dhe dyshime të së shkuarës përballet dhe lufton edhe protagonistja kryesore e novelës duke u përpjekur të marrë vendimet e duhura dhe të parashikojë në maksimumin e mundshëm pasojat e veprimeve të veta, jo vetëm për rolin e saj thjesht si individ në shoqëri, por edhe për rolet e saj si prind e fëmijë, si mike, e dashur, bashkëshorte, për rolin e saj si qenie njerëzore me të gjitha paradokset dhe ndërlikimet e veta dhe mbi të gjitha duke u përpjekur ti mbijetojë edhe kurtheve dhe intrigave të së sotmes.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994333836

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Njeriu është një nga krijesat më paradoksale të të gjitha ekosistemeve natyrore. Ai, që ndër shekuj ka mposhtur akullnaja e kataklizma, zjarre e përmbytje (Kallulli, A.), ai që tenton të pushtojë hapësirën dhe kohën, është ende i pafuqishëm për të gjetur vetveten. Ndoshta aftësia jonë për të ndjerë dhe menduar përtej instikteve primordiale është çka e ndërlikon ciklin tonë jetësor. Apo mos ndoshta është marrëdhënia që ne kemi me të shkuarën dhe ngjarjet e saj; ajo marrëdhënie që na dikton të tashmen dhe të ardhmen, që i jep forma e ngjyra edhe karakterit tonë, që përcakton rolet dhe marrëdhëniet që do të krijojmë me të tjerët. Fragment nga libri "Që në çastin e parë që e pashë atë grua, mendoi, gjithçka në jetën time, u rrotullua me gradë të plota. Dhe gjithçka dukej sikur ishte nga e para. Mendimet e mia, dëshirat, ëndërrat, deri dhe ndjenjat..., ndjenjat! Isha më i qetë kur nuk i kisha ato. Gjithçka ishte më e thjeshtë dhe dita nuk dukej kaq shumë e gjatë." Megjithatë mendimi se do të kishte qenë më mirë po të mos e kishte takuar nuk e qetësonte aspak. Madje ndjehu keqardhje. Por këtë fill meditues mendimesh e shkëputi një e trokitur e dytë. Kësaj radhe, edhe më e druajtur se e para. Sa më shumë mendonte me vete aq më të fortë e ndjente përplasjen e gishtave pas derës së drunjtë. Dhe sa më shumë i dukej e tillë aq më shumë ngurronte. E shtyu karrigen me zhurmë e forcë dhe me hapa të vendosur u drejtua për nga dera. Doreza iu duk si prush që ia zhuriti pëllëmbën. E shoqëroi me një shtrembërim të inatosur të fytyrës atë zërin e tij të vazhdueshëm, të brendshëm, që e shihte këtë gjë si një shenjë për të mos e hapur atë derë dhe për ta larguar atë grua larg vetes. Sa më shumë larg vetes. Por ajo grua ishte kuptimi më i plotë i jetës së vet, njësoj si edhe e saj, ai. Në atë çast iu duk sikur ishte duke fshehur kufomën e krimit të vet, duke u përpjekur të gjente mënyrën sa më të shpejtë për t'u mos u zbuluar. E hapi derën. Ajo, qëndronte përballë dhe e shihte drejt e në sy. Atij i vinte ta tërhiqte fort pas vetes, ta shtrëngonte aq sa e vetmja zhurmë që do të ndihej do të ishin frymëmarrjet e saj të lodhura, grahma të fundit të jetës së atij trupi dhe në këtë mënyrë shpirti i saj do të qëndronte deri në fund me të. Pafundësisht! Ç'e donte ai atë trup, ai trup i kishte ikur kushedi sa herë. Por nuk lëvizte. Donte t'ia shkulte sytë për t'i marrë me vete dhe t'u tregonte trishtimin dhe vetminë që ai kishte përjetuar ato vite për shkak të saj. Ky mendim i fundit e trembi dhe kur e pa ashtu të plotë para vetes, me sytë që e shihnin tërë ngulm dhe që ndoshta i kuptonin të gjitha, me buzët që nuk lëviznin por që flisnin shumë dhe sidomos me atë lëvizjen e shpejtë që vihej re në gjoksin e saj, frymëmarrjen gjithnjë e me të shpeshtë, sa më shumë kohë kalonte, gjithë ajo pamje i shkaktoi një rrëqethje djegëse në të gjithë trupin. U ndje si lakuriq para saj, në trup dhe shpirt, i pambrojtur para atij shikimi. * * * Gjatë gjithë asaj kohe ai kishte qëndruar po në atë pozicion. Me bërrylat mbi tavolinë me kokën të mbështetur te pëllëmbët e veta. As frymë nuk kishte marrë. Gjatë gjithë asaj ligjërate ai kishte përjetimet e veta. E kishte dëgjuar deri në detaje fjalën e saj. E kishte analizuar gërmë për gërmë. I kishte dëgjuar të gjitha psherëtimat, i kishte ndjerë lotët. Ajo, kishte vazhduar me jetën e vet. E megjithatë kishte vuajtur. Në fund të fundit vuajtja është pjesë e jetës dhe në fund të fundit ajo, një jetë e kishte pasur. Po ai?! Në gjithë ato vite kishte kërkuar brenda dhe jashtë vetes. E kishte kërkuar atë si fillim dhe më pas, kishte kërkuar mënyra për të shpëtuar. "Ja dhe qeniet e mrekullueshme që ne i quajmë femra. Ato qenie pa të cilat nuk mund t'i japim një kuptim vetes dhe ta shohim atë me krenari. Me të gjitha dobësitë, brishtësinë e tyre dhe me rrengjet që i bëjnë vazhdimisht dhe që asnjëherë nuk i pranojnë. Na magjepsin për të na thithur pastaj edhe të fundit pikë të gjakut. Me ato sjelljet e tyre dhe me ato shikimet e tyre aq të pafajshme drejt e në dritë të syrit, pa i përplasur asnjëherë dhe pa treguar asnjë lloj frike. U ngrit nga krevati im atë ditë, me paturpësinë më të madhe, pa thënë asnjë lloj fjale dhe pa u skuqur fare. Madje qëndronte gjysmë e zhveshur përballë meje dhe më sfi¬donte. Dhe unë, si fëmija që sheh një tas të madh me akullore, por që nuk mund ta prekë para se të hajë drekën dhe para se të marrë lejen e të ëmës. Çfarë torture! Dhe ajo më pyet në arrij ta kuptoj. A e kuptoj unë atë? Ka një shekull që po rri aty dhe nuk largohet. Mendonte me veten dhe nuk lëvizte. Donte aq shumë ta ndëshkonte dhe me të njëjtën forcë ta shtrëngonte fort pas vetes.

Data sheet

pages172
ISBN9789994333836
Published year2006
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë