Unë jam lajmëtari View larger

Une jam lajmetari

Markus Zusak BOT0283

New product

Përshkrim i shkurtër

Ashtu si Hajdutja e librave, Unë jam lajmëtari është një roman plot poezi dhe ironi. Me stilin e tij të papërsëritshëm, Markus Zusak di të rrëfejë në mënyrë të jashtëzakonshme jetën e njerëzve të zakonshëm, duke i dhënë një kuptim të veçantë edhe jetës më të zakonshme: sepse janë gjestet e bujarisë ndaj tjetrit që na bëjnë heronj të përditshëm.

More details

27 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928002990

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Jeta e Ed Kenedit rridhte e qetë deri ditën kur u bë një hero. Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, me një pasion të shfrenuar për librat. Rrallë e tek punonte si taksist, sa për të shtyrë ditët, pa asnjë perspektivë për të ardhmen.

Kur s’lexonte, e kalonte kohën me miqtë duke luajtur letra para një gote birrë ose duke shëtitur Portierin, qenin e tij, që pinte shumë kafe dhe kutërbonte edhe kur ishte i pastër.

Nuk para ishte fort i shkathët me vajzat, sepse e vetmja që i interesonte vërtet ishte Odri, arsyeja përse kishte mbetur në këtë vend pa rrugëdalje.

E zonja ta godiste në zemër me një fjalë: “Je miku im më i mirë”. S’ka nevojë për plumb që ta vrasësh një burrë, mjaftojnë fjalët.

Gjithçka dukej kaq tmerrësisht e pandryshueshme: derisa rastësia e vuri përpara një grabitësi, dhe Edi bëhet heroi i ditës. Nga ai çast nisi të merrte mesazhe të çuditshme të shkruara në letra bixhozi, dhe secila syresh i priu udhë drejt bëmash të reja të paharrueshme.

Dhe ndërsa Edi bëhej përherë e më popullor, ndërsa shihte një tjetër dritë të shkreptinte në sytë e Odrit dhe njerëzit e përshëndesnin rrugës, filloi të pyesë: prej nga mbërrijnë mesazhet, kush është lajmëtari?

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages400
ISBN9789928002990
Shtëpia botueseI am the messenger
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanPsikologjik
I ri1