Cristina Caboni A-001157
New product
Dhoma e endëses është libri i duhur për të gjithë ata që duan të ëndërrojnë, por janë të bindur se edhe ëndrrat mund të bëhen realitet, për ata që duan të zbulojnë dhe të mësojnë për fusha të reja, për ata që janë entuziastë për modën, por mbi të gjitha për ata që duan histori emocionuese dhe të shkruara me art.
501 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928292063 | |
Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si “Endësja e ëndrrave”. Rrobat e saj kishin gjithmonë vende të fshehta, me kuletëza të përshtatshme për të ruajtur sekretet dhe ëndrrat e personit që i vishte.
Kamila, që prej disa kohësh jeton dhe punon në një atelie në Belaxhio, befas është e detyruar të braktisë gjithçka, sepse Mariana, gruaja që e rriti si ta kishte bijë, ka nevojë për mbështetjen e saj.
Në një baule të vjetër, Mariana ruan një fustan të qepur nga duart e Maribelës: aty Kamila gjen një qese të vogël, me një frazë urimi për një jetë të lumtur. Është e vetmja gjurmë që Mariana ka për të gjetur motrën, të cilën nuk e njohu kurrë. Kamila nuk e di çfarë lidhjeje mund të ketë mes Maribelës dhe motrës së Marianës.
Por është e gatshme të bëjë gjithçka për ta gjetur. Dhe intuita nuk e gënjen: Parisi është vendi prej nga nis kërkimin; stofrat, pëlhurat dhe skicat janë udha që duhet ndjekur.
Një rrugë gjarpërore, po aq e ndërlikuar sa çdo fill ngjarjesh nga e kaluara. Sepse misteret që presin të zbulohen janë në çdo cep. Sepse Maribela luftoi për të mbrojtur idetë e veta. Sepse, duke ndjekur gjurmët, Kamila rrëmon brenda vetes, ku rreh një zemër, që as gjilpëra më e mprehtë nuk mund ta gërvishtë.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 312 |
| ISBN | 9789928292063 |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Agim Doksani |
Një libër nga ata për të cilët ke nevojë kur ndien se je pushtuar nga pesimizmi.
“Shtegu i parfumeve” është kthyer tashmë në një fenomen editorial ndërkombëtar. Ai po botohet në të gjithë Europën, deri tani në 19 gjuhë. Cristina Caboni është një autore që të magjeps dhe të emocionon, të mallëngjen dhe të mahnit me historinë e paharrueshme për pasiguritë e shpirtit njerëzor, që vetëm dashuria më e thellë mund t’i shërojë
Nga autorja e romaneve Shtegu i parfumeve dhe Vajza e mjaltit, bestsellerë në klasifikimet italiane dhe të huaja, vjen këtë herë një histori e re, që zor se shlyhet nga kujtesa: një lidhje e këputur, dy vajza që gjejnë sërish rrënjët e tyre. Sepse edhe gonxhja më e pambrojtur, mund të lulëzojë mbushur me petale dashurie.
Ky set përmban dy libra që do t’i japin aroma dhe shije fantastike pushimeve tuaja. Autorja italiane bestseller vjen edhe për lexuesit shqiptarë si romanciere ndër më të shiturat me dy romanet e saj Kopshti i luleve sekrete dhe Shtegu i parfumeve, të cilat duhet ti keni me vete për të kaluar sa më bukur ditët e gjata të verës
Kopertina, e punuar me mjeshtëri, mbështjell faqet e zverdhura nga koha. Me lëvizje delikate dhe të kujdesshme, Sofia çik lëkurën dhe letrën, për të restauruar librin dhe për t’i kthyer atij shkëlqimin e dikurshëm.
Cristina Caboni u bën një dhuratë lexuesve, duke iu rikthyer protagonistes dhe magjisë së romanit të saj të parë, Rruga e parfumeve, që e bëri aq të njohur në skenën letrare italiane. Pas kaq vitesh, Elena Rosini vazhdon të jetojë në zemrat e lexuesve. Tani ajo është sërish mes nesh nëpër rrugicat e Parisit, peizazhet e Firences dhe destinacionet e reja...