Cristina Caboni

Cristina Caboni është një nga zërat më prestigjiozë dhe më të njohur në skenën letrare italiane. Autore e romaneve Shtegu i parfumeve, bestseller i shitur në të gjithë botën, tejet i vlerësuar nga lexuesi dhe kritika, që ka pushtuar majat e klasifikimeve italiane dhe europiane, Vajza e mjaltitKopshti i luleve sekreteLibralidhësja e historive të humbura dhe së fundi Dhoma e endëses – një libër ku fijet e së kaluarës ndërthuren me ato të së tashmes, ku veshjet mbartin plot kuptime misterioze dhe ku fati i dy grave puqet, për t’u dhënë krahë ëndrrave, pa kurrfarë frike.
Të gjitha romanet e Cristina Cabonit janë botuar në shqip nga DITURIA.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 7 of 7 items
  • Quick view
    1 800 Lekë 2 000 Lekë -10% In Stock

    Ky set përmban dy libra që do t’i japin aroma dhe shije fantastike pushimeve tuaja. Autorja italiane bestseller vjen edhe për lexuesit shqiptarë si romanciere ndër më të shiturat me dy romanet e saj Kopshti i luleve sekrete dhe Shtegu i parfumeve, të cilat duhet ti keni me vete për të kaluar sa më bukur ditët e gjata të verës

    1 800 Lekë
    2 000 Lekë -10%
    Reduced price!
    In Stock
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    Dhoma e endëses është libri i duhur për të gjithë ata që duan të ëndërrojnë, por janë të bindur se edhe ëndrrat mund të bëhen realitet, për ata që duan të zbulojnë dhe të mësojnë për fusha të reja, për ata që janë entuziastë për modën, por mbi të gjitha për ata që duan histori emocionuese dhe të shkruara me art.

    1 000 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    Nga autorja e romaneve Shtegu i parfumeve dhe Vajza e mjaltit, bestsellerë në klasifikimet italiane dhe të huaja, vjen këtë herë një histori e re, që zor se shlyhet nga kujtesa: një lidhje e këputur, dy vajza që gjejnë sërish rrënjët e tyre. Sepse edhe gonxhja më e pambrojtur, mund të lulëzojë mbushur me petale dashurie.

    1 000 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    Kopertina, e punuar me mjeshtëri, mbështjell faqet e zverdhura nga koha. Me lëvizje delikate dhe të kujdesshme, Sofia çik lëkurën dhe letrën, për të restauruar librin dhe për t’i kthyer atij shkëlqimin e dikurshëm.

    1 000 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    900 Lekë 1 000 Lekë -10% In Stock

    Cristina Caboni u bën një dhuratë lexuesve, duke iu rikthyer protagonistes dhe magjisë së romanit të saj të parë, Rruga e parfumeve, që e bëri aq të njohur në skenën letrare italiane. Pas kaq vitesh, Elena Rosini vazhdon të jetojë në zemrat e lexuesve. Tani ajo është sërish mes nesh nëpër rrugicat e Parisit, peizazhet e Firences dhe destinacionet e reja...

    900 Lekë
    1 000 Lekë -10%
    Reduced price!
    In Stock
  • Quick view
    900 Lekë 1 000 Lekë -10% In Stock

    “Shtegu i parfumeve” është kthyer tashmë në një fenomen editorial ndërkombëtar. Ai po botohet në të gjithë Europën, deri tani në 19 gjuhë. Cristina Caboni është një autore që të magjeps dhe të emocionon, të mallëngjen dhe të mahnit me historinë e paharrueshme për pasiguritë e shpirtit njerëzor, që vetëm dashuria më e thellë mund t’i shërojë

    900 Lekë
    1 000 Lekë -10%
    Reduced price!
    In Stock
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    Një libër nga ata për të cilët ke nevojë kur ndien se je pushtuar nga pesimizmi.

    1 000 Lekë
    In Stock
Showing 1 - 7 of 7 items