Vendi im i imagjinuar View larger

Vendi im i imagjinuar

Isabel Allende BD0520

New product

Përshkrim i shkurtër

Ashtu si personazhet e disa romanëve të saj të paharrueshëm, Isabel Allende, e shenjuar nga një ndjenjë e dhimbshme mërgimi, kthehet me kujtime te rrënjët e saj, te një vend tashmë “i imagjinuar” dhe i zbehtë për shkak të largësisë së madhe, traumat e grushtit të shtetit, familja në diasporë, odiseja e saj e thurur me pasione, drama e suksese.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994305131

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Sot, pas shumë kohe të jetuar dhe pas shumë braktisjesh, shumë librash të shkruar dhe shumë mall, Kilit të Isabelës, të imagjinuar dhe të ëndërruar, të ruajtur si një peizazh i brendshëm dhe të banuar nga shpirtrat e të ndjerëve, i mbivendoset një vend më në fund real: krenaria e lumtur e rrënjëve, kënaqësia e rizbulimit të një pjese të heshtur të vendit të saj brenda familjaritetit të fjalëve: kureshtja e bisedave, befasia e sjelljeve, magjia e peizazheve plot dritë, ngrohtësia dhe vitaliteti i çuditshëm i bashkatdhetarëve të saj.

Kështu, një vend i sajuar në mendje bëhet toka e prekshme e origjinës dhe, nëse e gjitha kjo nuk mjafton për të fshirë dhimbjen e mërgimit, shërben për t’i dhënë një kuptim dhe një vlerë mallit.

Data sheet

pages180
ISBN9789994305131
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Beshaj
RomanPsikologjik
I ri1