Vepra të zgjedhura 2 (HC) View larger

Vepra të zgjedhura 2 (HC)

Anton P. Çehov BUE121

New product

Përshkrim i shkurtër

Na duket se me Çehovin jetojmë nën një kulm. Çehovi pritet të vijë çdo çast, ndoshta pse jo edhe në restorant dhe të darkojë ngjitur me ty dhe gjithë kohën të kollitet. Ti e sheh nga afër dhe ai s'ka asgjë që të bëjë përshtypje, madje të vjen keq për të, sepse kollitet dhe pështyn gjak. Sëmundja tek ai përparon, po askush nuk shqetësohet, sepse ai nuk bën zhurmë, jam më mirë, thotë dhe nuk i pëlqen të flasë për veten. Edhe kur i flasin mirë për ndonjë tregim, ai lëviz me gisht syzet dhe thotë i shqetësuar se në të ka shumë gabime shtypi. Ai jeton me të padukshmen, me të lehtën e lëndës, me hollësitë dhe detajet, në mikroskopin e tij hetohet imtësisht qeliza... 

More details

119 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

1 500 Lekë

Share

30 other products in the same category:

More info

Te Pavioni 6, për shembull, një kryevepër padyshim, mjeku i provincës gati sa nuk heq shpirt në atë amulli të përditshmërisë së hirtë banale, ai njeh një njeri interesant në çmendinë dhe atje mbyllet. Kjo gjetje kozmike është bërë fërtele në filma të mëdhenj amerikanë. Po jo vetëm kjo. Shumë tregime e novela të Çehovit janë vjedhur nga skenaristët, po filmat, edhe pse kanë marrë Oskar, janë harruar, ndërsa novela, apo tregimi i tij, në shikim të parë i zakonshëm, ka mbetur i freskët, sikur sapo u shkrua, pa përfillur kohë. Atëherë pse rilexohet Çehovi? Pothuajse nuk e dimë. Ndoshta mund të na ndihmojë e kollitura e tij. Ai me atë kollën e tij acaruese ka shqetësuar një të trashë, ndërsa ai për një çast e ka ndjerë veten si i holli. I rëndë-sishmi e ka njohur Çehovin dhe ka buzëqeshur. Po gjeniu nuk mund ta shkojë dëm dhimbjen e tij. I kujtohet ai nëpunësi Gogolian i Mantelit, apo i Hundës, nxjerr një copë letër aty mbi mbulesën e mëndafshtë të tryezës dhe shkruan në një kohë të shkurtër Vdekja e Nëpunësit. Gjysmë faqe tregim. Nëpunësi i vogël që kollitet në teatër dhe eprori që kthen kokën i bezdisur dhe e shikon. Ai nga tronditja... vdes. A harrohet ky tregim?

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
Shtëpia botueseUegen
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
StatusiI ri