"Pavijoni 6 u botua në vitin 1892 dhe mori një vlerësim universal. Ai zbulon konfliktin midis realitetit dhe filozofisë - domethënë, se si njerëzit e intelektualizojnë realitetin për të justifikuar mosveprimin e tyre.
Shtepia botuese Argeta LMG sjell ne kete botim prurjet me te mira te tregimit cehovian, nen perkthimin e Gëzim Halilaj
A e mbanin edhe Çehovin të madh në kohën e tij? A i interesonte atij kjo gjë? Mund të thuhet se fare pak. Po atë ndoshta e shqetësonte hija e dy kolosëve, Tolstoit dhe Dostojevskit. Jo për sa i përket vlerës, po popullaritetit të madh dhe zhurmës rreth tyre. Romanet e tyre ishin epope. Karamazovët, Lufta dhe Paqja, ndërsa ai shkruante tregime të shkurtra...