Antoine De Saint - Exupery A-005618
New product
Klasiku i madh për fëmijë, por edhe për të rritur, vjen tani me këtë variant të ri e të mrekullueshëm. “Por nëse ti më zbut, atëherë ne do të kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ti do të jesh për mua i vetmi në botë. Unë do të jem për ty e vetmja në botë…”
9 Items
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare | |
| ISBN | 9789928004147 | |
“Princi i vogël” është një nga veprat letrare më të famshme dhe më të lexuara të shekullit XX, me 140 milionë kopje të shitura dhe e përkthyer në 301 gjuhë dhe dialekte.
Edhe pse i konceptuar si libër për fëmijë, tregimi u shndërrua me kalimin e kohës në një “kult” të vërtetë, i pëlqyer edhe nga të rriturit, duke u shndërruar disa herë edhe në film.
Në qendër të kësaj historie dashurie dhe miqësie, që nis me rënien e një piloti avionësh në Sahara, qëndron Princi i vogël, i cili i thotë se ka rënë nga një asteroid i largët, ku jetonte i vetëm, me tre vullkane dhe një trëndafil të vogël, të cilin e donte pa kushte.
Pasi ishte endur në shumë planete, Princi i vogël arrin më në fund në Tokë, ku takon dhelprën e shkretëtirës me veshë të mëdhenj, e cila i lutet ta zbusë.
Në këtë skenë ndoshta gjendet çelësi i gjithë tregimit, që tregon zemrën emotive, nostalgjinë e përhershme për një miqësi të pastër.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 107 |
| ISBN | 9789928004147 |
| Published year | 2020 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 10 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | Ribotim |
Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër.
Po të jem gjallë, do të pres natën për të menduar. Natën, aq të dashur për mua! Natën, arsyeja fle. Ekzistojnë vetëm sendet. Ato që vërtetë janë të rëndësishme, marrin përsëri formën e tyre, u mbijetojnë shkatërrimeve të analizave të ditës.
Një libër që fiton zemrat e fëmijëve me historinë e thjeshtë, por plot me mesazhe të thella e të larmishme për të gjithë. Në shqip ka disa botime të Princit të vogël, por kësaj radhe kjo kryevepër e letërsisë botërore vjen me shqipërimin e Diana Çulit
“Princi i vogël” - kjo kryevepër e letërsisë, vjen e shqipëruar nga përkthyesi i mirënjohur Shpëtim Çuçka. Pavarësisht se e rekomandojmë për moshat 7-15 vjeç, është një libër që mund të lexohet në çdo moshë, parë në një këndvështrim të ri.
Për lexuesit tanë të vegjël: e dini cili është libri më i lexuar dhe më i pëlqyer për fëmijë në histori?
Fluturim natën është novela e dytë e shkruar prej shkrimtarit të mirënjohur frëng, Antoine de Saint-Exupery. Me t’u botuar në vitin 1931, ai u kthye në një prej librave më të lexuar. Po në atë vit fiton çmimin “Prix femina”, çka e ktheu në një libër të njohur në shkallë më të gjerë ndërkombëtare.
Libri “Princi i vogël” është për lexuesin e tij të vogël, por poaq edhe për atë të rritur, si ai shoku i vërtetë në përkufizimin që i bën Antoine de Saint-Exupery¬ në faqet e këtij libri: “Një shok i vërtetë është ai që zgjatet për të të prekur dorën, por të prek zemrën.”
The highest standards in editing and production have been applied to the Wordsworth Children's Classics, while the low price makes them affordable for everyone. Wordsworth's list covers a range of the best-loved stories for children, from nursery tales, classic fables, and fairy tales to stories that will appeal to older children and adults alike. Many of...
Translated by Irene Testot-Ferry. The Little Prince is a classic tale of equal appeal to children and adults. On one level it is the story of an airman's discovery, in the desert, of a small boy from another planet - the Little Prince of the title - and his stories of intergalactic travel, while on the other hand it is a thought-provoking allegory of the...
Translated by Irene Testot-Ferry. The Little Prince is a classic tale of equal appeal to children and adults. On one level it is the story of an airman's discovery, in the desert, of a small boy from another planet - the Little Prince of the title - and his stories of intergalactic travel, while on the other hand it is a thought-provoking allegory of the...