Hyrje ne indoeuropianistike (Leksionet e Prishtines) View larger

Hyrje ne indoeuropianistike (Leksionet e Prishtines)

Eqrem Çabej BCA029

New product

Përshkrim i shkurtër

Me botimin dhe divulgimin e kësaj vepre-traktat, që nuk është një doktrinë e përfunduar, por zanafillë e një doktrine të re, për Çabejn vlen të thuhet sot pikë për pikë ajo çka tha Benveniste në pesëdhjetëvjetorin e botimit të Kursit të F. de Saussure: "Ai po gatitet të ketë një jetë të dytë, e cila do të gërshetohet pashmangshmërisht me tonën"

More details

100 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej
ISBN978-99927-33-80-6

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky libër është përmbledhja e leksioneve të folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej më 1971- 1973 në Universitetin e Prishtinës për studentët e ciklit pasuniversitar. Ato u patën incizuar, u patën zbardhur dhe u qenë shpërndarë studentëve si dispencë e shaptilografuar. Kjo vepër është pra në zanafillë një tekst për studentët. Dhe ky është botimi i parë në trajtë libri që u vjen lexuesve shqiptarë në një moment të volitshëm e të dobishëm, sepse përcakton atë standard me të cilin duhet të përballet gjuhësia jonë bashkëkohore, standard që do të shërbejë për shkrandjen e mëtimeve nga gjithfarë gjuhëtarësh-popullorë, por edhe ëndrrash nacionalideologjike e gjykimesh amatore që nuk e kaptojnë dot vaun e përsiatjeve pa krye. Duke qenë një "hyrje në studimin krahasimtar të gjuhëve indoeuropiane", si e përcakton vetë autori, familje gjuhësh ku bën pjesë edhe shqipja, ai është i thjeshtë e i qartë për çdo lexues e jo vetëm për studentë universitarë.

Data sheet

pages257
ISBN978-99927-33-80-6
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër