Hyrje ne historine e gjuhes shqipe (Pjesa e pare) View larger

Hyrje ne historine e gjuhes shqipe (Pjesa e pare)

Eqrem Çabej A-002603

New product

Përshkrim i shkurtër

Po t'i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bien në sy në këtë temë: në një anë një gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit që në kohët e mugëta të prehistorisë...

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej
ISBN978-99927-33-98-1

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Gjuha shqipe, si gjuhë e folur është kaq e lashtë, por si gjuhë e shkruar është kaq e re, sepse është dokumentuar vonë. Ky është një kontrast nga i cili ka për të vuar patjetër çdo histori e kësaj gjuhe. Perioda pesëqindvjeçare e shqipes së shkruar nuk është veçse një pjesë e vogël nga historia e gjuhës, faza më e re e zhvillimit të saj historik... është një ndërmarrje historikisht e pamjaftë po ta nisim historinë e gjuhës shqipe me dokumentet e para të shkrimit të saj. Se në këtë mënyrë ne do të ndritnim vetëm fazën e re të këtij zhvillimi, e do të linim mënjanë fazat e para, më të gjata. Në këto rrethana ne duhet ta hedhim vështrimin përtej këtyre caqeve. Do të përpiqemi të zdritim për sa të jetë e mundur edhe ato perioda të gjuhës të cilat ndodhen përpara epokës së fundit, kohës së shkrimit të shqipes. Po bazat për të kryer këtë punë ku do t'i gjejmë? Shqipja është për fat një gjuhë e gjallë. Nga kjo del se dokumentet e shkruara nuk paraqesin të vetmin burim që na bën të njohim gjuhën dhe zhvillimin e saj historik. Gurrë e gjallë për të gjurmuar historinë është gjuha vetë: gjuha siç flitet sot në popull, nëpër dialekte e nëndialekte, nëpër kolonitë shqiptare, sidomos të Greqisë e të Italisë, të cilat na paraqesin një fazë diçka më të vjetër të gjuhës së sotme. Kjo gjuhë e gjallë pra, ashtu si flitet më një anë sot, dhe sikundër e gjejmë më anë tjetër të shkruar në monumentet e saj që prej Buzukut e këtej, kjo gjuhë përbën bazën nga e cila do të nisemi për të ngrehur ndërtesën e historisë së gjuhës.

Data sheet

pages226
ISBN978-99927-33-98-1
RedaktoriBrikena Çabej
Published year2008
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiSeit Mancaku