Biseda rreth seksit View larger

Biseda rreth seksit

Vanessa Marin, Xander Marin PE0356

New product

Përshkrim i shkurtër

Pse e kemi kaq të vështirë të flasim për seksin, madje edhe me njeriun tonë më intim? “Biseda rreth seksit” do ta ndryshojë tërësisht konceptin tuaj për marrëdhëniet intime. Terapistja e seksit Vanessa Marin dhe bashkëshorti i saj, Xander, do të na tregojnë se gjëja më e mirë që mund të bëjmë për jetën tonë seksuale nuk përfshin as heqjen e rrobave.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928371430

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Libra që flasin për seksin ka pa fund, por ky është ndër të paktët që tregon realisht se si mund të flasim për të. Fundja, si mund të kesh një jetë seksuale të jashtëzakonshme, kur nuk mund të diskutosh haptas për të me partnerin?

Komunikimi është i rëndësishëm në një marrëdhënie, por njerëzit nuk dinë si t’i qasen e të flasin për një temë kaq delikate. Ka njerëz që nuk kanë folur kurrë për seksin dhe vetëm nga mendimi i një bisede të tillë, mund të mbulohen me djersë të ftohta. Ose ndihen kaq të shkëputur nga partneri, saqë seksi është gjëja e fundit tek e cila mund t’ju shkojë mendja. Ndoshta janë shumë të frikësuar për të qenë tërësisht të sinqertë në lidhje me atë që dëshirojnë vërtet. Ose nuk kanë as idenë më të vogël se çfarë dëshirojnë, ndaj nuk janë të sigurt se si mund t’i vijnë në ndihmë partnerit.

“Biseda rreth seksit” do t’ju udhëheqë drejt pesë bisedave thelbësore që duhet të bëjë çdo çift për të pasur një jetë seksuale të jashtëzakonshme. Përmes tyre do të arrini:

• të ndiheni rehat e madje të argëtoheni duke folur për seksin;

• të lidheni emocionalisht me njëri-tjetrin;

• të eksitoni njëri-tjetrin;

• të bëni njëri-tjetrin të ndiheni mirë;

• të mbani gjallë shkëndijën për gjithë jetën.

Do të arrini të kuptoni më qartë e më mirë nevojat dhe dëshirave tuaja, si dhe do të mësoni mënyra praktike për të krijuar intimitet më të thellë me partnerin tuaj.

Me rrëfimet që kalojnë nga lotët deri te të qeshurat me zë të lartë, Vanessa dhe Xander hedhin një vështrim intim në atë që ndodh realisht pas dyerve të mbyllura të dhomave të çifteve të tjera.

“Biseda rreth seksit” ju ofron edukimin seksual që do të dëshironit të kishit, sigurinë se jeni normal dhe jo vetëm, dhe mjetet e provuara dhe të testuara që ju nevojiten për të krijuar jetën seksuale që meritoni.

Kritika

Në këtë libër, terapistja e seksit Vanessa Marin dhe i shoqi, Xander Marin, sugjerojnë se komunikimi më i mirë shpie drejt një marrëdhënieje seksuale më të mirë. Ndërhyrjet e herëpashershme të Xander-it, plotësojnë këndvështrimin e terapistes me komente të një “djali të zakonshëm” mbi të njëjtat tema, duke sugjeruar, për shembull, mënyrat për uljen e tensionit për të nisur biseda delikate. Me dashuri dhe zgjuarsi, Marin-i ka gjetur mënyrën që një bisedë kaq sfiduese, ta bëjë më të pranueshme, edhe për ata lexues që nuk dinë se nga t’ia nisin. Kushdo që po kërkon të përmirësojë komunikimin me partnerin do të gjejë këtu sugjerime të vlefshme.

Publishers Weekly

Nga përvoja ime si terapist i seksit kam mësuar se biseda për seksin është një nga më të vështirat me të cilat përballen çiftet, kur duan të përmirësojnë jetën e tyre seksuale. “Biseda rreth seksit” ju tregon mënyrën si t’i bëni më të lehta, madje edhe më zbavitëse ato biseda.

Dr. Bat Sheva Marcus, autor i Sex Points

Më së fundi, një libër që pranon se pjesa më e madhe e problemeve në seks vijnë nga mungesa e komunikimit. Bazuar në kërkimet më të fundit, “Biseda rreth seksit” na ndihmon të kapërcejmë mitet që na kanë mësuar qysh herët. Blijeni këtë libër! Duhet t’i keni se s’bën këto biseda thelbësore.

John Gottman, autor i The Seven Principles for Making Marriage Work, bestseller i New York Times-it

Ky libër ripërcakton se çfarë është seksi i mrekullueshëm. Me sinqeritetin e saj, Vanessa Marin zbulon sekretet e një jete plot dashuri. Pas kësaj, nuk do ta shihni më njësoj intimitetin dhe dëshirën.

Logan Ury, autor i How to Not Die Alone: The Surprising Science That Will Help You Find Love

Data sheet

pages356
ISBN9789928371430
Shtëpia botueseSex Talks
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGreta Përgjegji
I ri1