Jean-Paul Sartre FNK0035
Libër i ri
Vepra ku Sartri doli me shprehjen e famshme dhe shumë të diskutuar: Ferri janë të tjerët! Tre shpirtra të mallkuar, Garcin, Inès, dhe Estelle, janë sjellë në të njëjtën dhomë në ferr nga një shërbëtor misterioz. Ata të gjithë prisnin tortura të tmerrshme për t'u ndëshkuar në përjetësi, por ndërkohë gjejnë një dhomë të modeluar në stilin e perandorisë franceze.
Ky libër nuk është më në stok
Garcin nuk pranon të jetë fajtor, ai thotë se u ekzekutua sepse ishte pacifist, ndërsa Estelle këmbëngul se është bërë një gabim në dënimin e saj me vdekje. Vetëm Ines u kërkon të mos gënjejnë veten dhe të pranojnë krimet e kryera. Ajo refuzon të besojë se ata kanë përfunduar në atë dhomë rastësisht dhe shumë shpejt kupton se ata i kanë vënë në atë dhomë pikërisht për ta bërë njëri-tjetrin të mjerë. Pasi debatojnë për një kohë të gjatë, ata vendosin të tregojnë krimet që kanë kryer. Garcia tradhtonte dhe keqtrajtonte të shoqen. Ines joshi gruan e kushëririt të saj ndërkohë që jetonte me ta ndërsa Estelle kishte një lidhje dhe më pas vrau foshnjës që lindi nga ky bashkim. Të tre krijojnë situata të vështira. Estelle mundohet të vrasë Ines duke e goditur me thikë, por ky sulm është i kotë duke marrë parasysh se ata janë të vdekur. I Shokuar nga absurditeti i fatit të tij, Garcin konkludon: Ferri janë të tjerët! Miza - "Miza" është një pjesë e shkruar në vitin 1943 dhe është një adaptim i mitit të Elektrës. Pjesa rrëfen historinë e Orestit dhe motrës së tij Elektrës në përpjekje për t'u hakmarrë për vrasjen e babait të tyre, Agamemnonit, mbret i Argosit, i cili u vra nga nëna e tyre Klitemnestra dhe i dashuri I saj. Sartri ndërfut një temë ekzistenciale në pjesë, duke vënë Elektrën dhe Orestin në një luftë me Zeusin.
| Faqe | 258 |
| ISBN | 978-9928-165-35-0 |
| Viti i Botimit | 2013 |
| Vendodhja | Tirane |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Edmond Tupja; Diana Çuli |
Romani i parë i plotë ekzistencialist, nga krijuesi i një lëvizjeje filozofike që ka zënë në kurth imagjinatën e botës. Fuqia dramatike e Sartre dhe origjinaliteti intelektual janë kombinuar për të prodhuar një rezultat të rëndësishëm letrar. Ky është romani i parë i një trilogjie të botuar fillimisht në Francë nga Les Chemins de la Liberte, 1. Epoka e...
"Kisha njoftuar se sonte do të sqaroja vendin për situatën ndërkombëtare, por u pengova pasdite nga një ftesë e qeverisë gjermane për të takuar nesër, në Mynih, kancelarin Hitler, zotin Musolini dhe Chamberlainein. Unë e pranova këtë ftesë."
Qershori i vitit 1940, shënoi verën e disfatës për ushtarët francezë, të braktisur nga oficerët e tyre, të demoralizuar dhe duke pritur armëpushimin. Ditë pas dite, orë pas ore, "Vdekje në shpirt" shpalos ato që burrat menduan, ndjenë dhe bënë ndërkohë që Franca binte.
Duar të ndyra është një dramë politike e vendosur në një vend fiksional të Ilirisë mes viteve 1943-1945; është historia e vrasjes së një lideri politik. Ngjarja është treguar në të shkruarën, me vrasësin që tregon mënyrën si e kreu misionin.
Nganjëherë ndiej përkëdheljen e kohës që ikën, por herë të tjera - në shumicën e rasteve - e ndjej që ajo s'kalon . Minutat e dridhshme shkrihen sa gjatë-gjerë, më përpijnë dhe s'mbarojnë së dhëni shpirt.
Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë.
Sa keq une u zhvesha ne banje dhe, kur tu afrova, ti ishe I kuq flake, nuk te kujtohet? Madje te thash: Shikoje pjeshken time. Nuk te kujtohet qe deshe te shuanim driten dhe beme dashuri ne erresire? Kjo gje mu duk mjaft e sjellshme dhe e respektueshme nga ana jote. Nuk te kujtohet fare?
Meqë kishte zgjedhë kthjelltësinë e mendjes, meqë pa dashje kishte zbulue rastësinë, braktisjen, lirinë e tmerrshme të vetdijes, Baudelaire-i asht vu para nji altemative
Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë.