Tjetri si une Shiko më të madhe

Tjetri si une

Jose Saramago BD0047

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet, pyet producentët dhe shpërndarësit e filmave dhe arrin të njohë emrin e atij që i ngjan tipar për tipar: Antonio Klaron.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet, pyet producentët dhe shpërndarësit e filmave dhe arrin të njohë emrin e atij që i ngjan tipar për tipar: Antonio Klaron. Me ndihmën e së dashurës, niset në kërkim të kopjes së tij - një njeri i zakonshëm, i martuar, aktor kinemaje - arrin të gjejë adresën dhe numrin e tij të telefonit dhe e bind për domosdoshmërinë e një takimi. Takimi ndodh në një vend të veçuar dhe përfundon në një mynxyrë, ngaqë secili kupton se dy qenie të ngjashme nuk mund të bashkëjetojnë. Cili prej të dyve është unë, cili është tjetri? Për Tertuliano Maksimo Afonson dhe për Antonio Klaron, sigurisht që përgjigjia nuk ëhtë e njëjtë. Atëherë, nga çrregullimi i identitetit, papritmas shfaqet tragjedia. Edhe një herë në mënyrë të shkëlqyer, Jose Saramago vë në skenë një mit për ta çmitizuar sa më mirë atë, për të trajtuar realitetin e kohës sonë dhe krizën e shoqërisë. Jose Saramago (lindi në 1922 në Azinhaga, Portugali, dhe vdiq në Tias, ishujt Kanari, në vitin 2010) është një nga romancierët më të mëdhenj të shekullit të XX - të dhe të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të XXI - të. Fitues i Çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1998, ai është i njohur në mbarë botën.

Të dhëna

RomanMister&Thriller