Ne shpirtin tim ben ftohte View larger

Ne shpirtin tim ben ftohte

Brunilda Zllami BD0290

New product

Përshkrim i shkurtër

Ne shpirtin tim ben ftohte Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301621

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Fragment nga libri Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.E burgosur e dashurisë së një njeriu që e kishte pranë prej aq shumë vitesh, sa i dukej sikur kishte zënë rrënjë në qenien e saj. Me Rubenin ajo arrinte të prekte pak nga ai qiell që s'mund ta prekte dot, jetonte pak nga ajo jetë që s'mund ta ëndërronte dot, ishte e lirë në lirinë e tij, merrte jetë në jetën e tij. Ndihej tjetërkush kur ishte me të, a thua se në shpirtin e saj jetonin dy persona të ndryshëm. Një që ishte i aftë të dashuronte e të jepej me shpirt pas një burri, tjetra e ftohtë mekanike, e llogaritur. Nuk e kishte vënë re më parë dhimbjen që i shkaktonte pasja e dy shpirtrave kontradiktorë që talleshin e përqeshnin njëri-tjetrin. Sikur mos të kishte qenë Rubeni as që do ta kishte vënë re këtë të dytin. Do të ishte ajo Joana, e akullt dhe e përpiktë në venat e të cilës nuk qarkullon i njëjti gjak i njerëz normalë. Kishte nevojë për Rubenin. Pa të në shpirtin e saj bënte ftohtë, shumë ftohtë.

Data sheet

pages356
ISBN9789994301621
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë