Enea nuk dinte më çtë mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten atu. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për tu rikthyer. Kishin kaluar shumë vite që kur kishin qenë shoqe. Mes tyre kishin bërë vend dashuria dhe urrejtja. Po tani...
Një roman plot dhimbje, një jetë aspak e lehtë. Aty ku fati është treguar dorështrënguar, po ku dashuria triumfon e pamposhtur nga vitet
Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojnë shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë. Në pak çaste përjeton dashurinë, dhimbjen, grykësinë, dëshpërimin, humbjen. I ndien tek...
Një temë thekëse siç është prostitucioni përshkon dhimbshëm faqet e këtij romani të shkrimtares Brunilda Zllami, e cila ka ditur gjithnjë të godasë në shenjë në qëmtimin e realiteteve prekëse tipike shqiptare dhe njerëzish të zakonshëm. Dashuria, kompromisi dhe intriga janë linjat ku përqëndrohet libri dhe si gjithmonë fundi të le pa gojë...
Brunilda Zllami vjen këtë herë me një libër tronditës, e rritur edhe më si shkrimtare, si një rrëfyese e rrallë në llojin e vet, duke na përcjellë emocione pa fund. Bukuria e këtij libri shfaqet më së shumti në pikturimin e personazheve, kaq të vërteta, sa të duket se i ke njohur ose janë te dhoma tjetër, që lidhen në histori e të rrëmbejnë në një udhëtim...
Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri. Dëshira për të triumfuar, etja për pushtet, grykësi e pafre.
Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...
Ne shpirtin tim ben ftohte Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.
Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.
Brunilda Zllami vjen sërish me një libër nga ata që të lënë pa fjalë, ndërsa mendon se sa shumë je vetë i përfshirë, sa shumë njerëz njeh aty brenda, sa shumë ky vend është edhe yti.
Jetë në udhëkryqe, e kaluar në errësirë dhe plagë të thella sociale... Janë këto linjat që pasqyrohen në romanin më të fundit të shkrimtares tepër të njohur tashmë, Brunilda Zllamit. Rrëfim i shtruar, tema prekëse dhe, sigurisht librin nuk mund ta lëshoni nga dora.
"Ti je e nesërmja" është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve që përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për të ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh. Është, mbi të gjitha, ëndrra e një të...