Ag Apolloni A-006189
New product
Në këtë tragjedi psikanalitike mishërohen idetë teorike të Frojdit për të dhënë një histori të mundshme të Hamletit, duke prekur temën e incestit të dyfishtë (vëlla-motër, nënë-bir) dhe temën e tradhtisë së shumëfishtë.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | OM | |
| ISBN | 9789951632430 | |
Hamleti simbas Horacit është një pastish, apo hipertekst dramatik i ndërtuar mbi Hamletin e Shekspirit dhe mbi interpretimet e Frojdit për Hamletin si një Edip të pakryer. Tematikisht, Hamleti simbas Horacit është një histori alternative, e cila vjen si jehonë nga Orestia, Edipi mbret dhe Hamleti.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 190 |
| ISBN | 9789951632430 |
| Published year | 2017 |
| Vendodhja e botimit | Prishtinë |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Bazuar në ngjarje të vërtetë. (E, a ekziston e vërteta në këtë jetë, është problem i Platonit).
Studiuesi Apolloni, para se të shkruajë për romanin, apo romanet e Kadaresë, ai i bën një vështrim të shkurtër, por të thuktë rrugës së lindjes dhe të zhvillimit të romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur, duke e parë atë edhe në kontekstin e letërsisë botërore dhe të asaj shqiptare si dhe duke paraqitur pak a shumë vijat kronologjike, që i paraprinë...
"Skënderbeu: Manuskripti i Marlout" është një dramë e shkruar sipas parimit postmodern të dorëshkrimit, pra si gjetje e një drame elizabetiane të shekullit 16 e cila konsiderohet dramë e humbur. Për shkrimin e kësaj drame autori ka shfrytëzuar shumë materiale historike, letrare, kinematografike dhe teatrore, për të krijuar një realitet të besueshëm të...
Romani “Ulurima e ujkut” i Ag Apollonit trajton temën e të pagjeturve, mjerimin social e politik, edukimin arsimor, defektet religjioze, mitizimet historike, pseudodisidencën, si dhe dashuritë dhe marrëzitë e ndryshme. Po ashtu edhe ndarjet e dhimbshme me të gjallët dhe të vdekurit.
Ky nuk është libër me analiza, por një lloj përmbledhje reflektimesh që kanë dalë prej leximeve dhe dyshimeve të autorit. Pak a shumë, një koleksion konstatimesh që ai ka mbajtur nëpër margjina librash gjatë leximit të letërsisë shqipe, nga fillimi i saj deri sot. Jo analiza, jo recensione, por thjesht refleksione mbi ato që Apolloni i ka konsideruar...
Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. Është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, perrallës, religjionit dhe animacionit. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë romani shqip nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari...