Revistë letrare e Tiranës, - periodike dy mujore e drejtuar nga Izet Duraku dhe me kryeredaktor Rexhep Shahun në këtë numër e ka vendosur fokusin tek shkrimtari Mehmet Kraja dhe përkthyesi e studiuesi Lazër Radi
Novelat e Luigi Pirandellos, pjesë e përmbledhjes “Shalli i zi e tregime të tjera” konsiderohen një ndër majat më të larta të tregimtarisë italiane. Të ardhura në shqip me përkthimin mjeshtëror të Mustafa Greblleshit, këto novela ruajnë një shqipe të bukur.
Bota mitike është një refleks i vetvetes, një refleks në të cilin ajo (vetvetja) ekziston si rezultat i një gjendjeje të re të papritur, që ndryshe mund të quhet gjendja e rikthimit, arsyeja e së cilës është ruajtja dhe vazhdimi, brenda qenies, i veprimit.
Keltët janë të shquar për historinë dhe mitet e tyre. Ky libër sjell përrallat më të bukura të cilat më në fund vijnë edhe në shqip, duke pasuruar ndjeshëm botën fantastike të përrallave botërore.
Një libër me një titull të rëndë..., por kush tha se jeta është e lehtë? Ajo që i ndodh Frankës në këtë roman, mund t'i ndodh kujtdo në këto kohë kaq pak të sigurta. Franka mund të ishte vajza ime, mund të jetë motra apo shoqja jote e klasës. Franka është secila prej 17 vjeçareve të ditëve të sotme.
Përfundimi drithërues i trilogjisë fenomenale “Gjysmëkeqi”, së shpejti edhe në ekranin e madh.
Në “Medius 5” e cila u fokusua tek A dimë të protestojmë? do të lexoni shkrime nga: Ergys Mërtiri, Ervin Hatibi, Fabian Zhilla, Ardian Vehbiu, Ilda Mara, Elsa Demo, Armand Bora, Redi Shehu, Selami Xhepa, Lulzim Hoxha, Fitim Zekthi, Brenton Kotorri, Avni Delvina dhe Agim Baçi
Po t'i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bien në sy në këtë temë: në një anë një gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit që në kohët e mugëta të prehistorisë...
Ky libër nuk niset nga ndonjë dogmë apo metodë të përcaktuara si të vetmet e vlefshme. Në të vërtetë ai kërkon të përvijojë zhvillimin e estetikës muzikore duke u nisur nga shekulli i tetëmbëdhjetë dhe, në të njëjtën kohë, përpiqet të përzgjedhë nga tradita atë që mund të jetë domethënëse në të tashmen. Sistemi i estetikës nënkupton historinë e saj, ndaj...
Jean Baptiste Duroselle, një nga autorët e këtij botimi, ka future në metodën e studimit të historisë peshën e forcave të qenësishme dhe rolin e njerëzve. Në këtë vëllim, duke u përqendruar në gjysmën e parë të shek. XX, ai analizon 21 vjet pas traktateve që shënuan mbarimin e Luftës së Parë Botërore, mekanizmat që çuan në Luftën e Dytë Botërore. Ky është...
Jean Baptiste Duroselle, një nga autorët e këtij botimi, ka future në metodën e studimit të historisë peshën e forcave të qenësishme dhe rolin e njerëzve. Në këtë vëllim, duke u përqendruar në gjysmën e dytë të shek. XX, ai analizon periudhën e Luftës së Ftohtë, zhvillimet në Petrëndimi dhe raportet SHBA-Rusi. Po ashtu, edhe shfaqja e fuqive të reja si...
Një shtegtim në kërkim të origjinës dhe historisë së vet: “Brenga ime shqiptare” rrëfen udhëtimin e Aldos dhe të dajës së tij, Xhakomos, të cilët kthehen në Shqipëri pas dyzet e katër vjetësh.
Autoret Hyrë Rexha dhe Kreuza Bardhi kanë hartuar një seri tekstesh për nxënësit e arsimit 9-vjeçar, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Nisur nga eksperienca e tyre si mësuese të lëndës së gjuhës shqipe, nga testime të realizuara me nxënësit, rreth aftësive të të shkruarit, autoret kanë hartuar këto tekste për të plotësuar dhe përmirësuar...