Reduced price! Djallit i pelqen e embel View larger

Djallit i pelqen e embel

Lauren Weisberger BD0327

New product

Përshkrim i shkurtër

Bet Robinson, një njëzeteshtatëvjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994300662

855 Lekë

-10%

950 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pasi lë mënjanë kostumet dhe këpucët e sheshta, në ekuilibër të plotë mbi një palë taka, shumë shpejt Beti bëhet një nga më të mirat në fushën e vet, e vëmendshme ndaj çdo detaji dhe e aftë të plotësojë çdo lloj teke. Por një mëngjes, pas një feste, e gjen veten në shtratin e donzhuanit më të kërkuar të qytetit, Filip Ueston. Mban veshur vetëm një palë të mbathura Dolce&Gabbana dhe kupton që është në telashe të mëdha. Nuk mban mend asgjë nga nata e mëparshme, por për një gjë është e sigurt: nuk mund të ketë shkuar me një tip si ai. Mjaftojnë shumë pak orë që emri i saj të përfundojë në kopertinat e gazetave e revistave më të njohura të thashethemeve që shkruajnë me gërma të mëdha: "Ja gruaja që i zuri vendin Gwyneth Paltrow-t". Për agjencinë ku punon është një triumf i vërtetë, reklama që përfitojnë është e jashtëzakonshme. Por për Betin është ferri vetë dhe djalli kësaj here është Filip Ueston, që nuk e lë të qetë për asnjë çast, duke pretenduar që ajo t'i plotësojë çdo dëshirë. Dhe Beti nuk thotë dot jo. Karriera është shumë e rëndësishme, por jeta e saj personale po merr të tatëpjetën.

Data sheet

pages480
ISBN9789994300662
Published year2008
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEnkeleida Ferrollari