Tani e dimë mirë: Greg Heffley-i nuk heq dorë kurrë nga dredhitë e tij prej përtaci. Dikush duhet t'ia shpjegojë babit të Gregut. Sigurisht, Gregu u bën bisht me lehtësi përpjekjeve të të atit për ta ndrequr. Por kur babi i Gregut e kërcënon se do ta çojë në akademinë ushtarake, Gregu e kupton se duhet të bëjë diçka... ndryshe do ta pësojë keq.
Ky libër synon të ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe sistemojnë njohuritë e marra ne lëndën e Gjuhës Shqipe, të Matematikës dhe të Diturisë së natyrës dhe të përgatiten për testimin në fund të vitit.
Me një stil shkëlqimtar dhe një mjeshtëri të veçantë rrëfimi, Zafón-i kthehet të na udhëheqë nëpër misteret e Varrezës së Librave të Harruar, duke na dhuruar një histori ku cilën pasioni i pafund për librat, fuqia e dashurisë dhe forca e miqësisë gërshetohen edhe një herë në një bashkekzistencë të papërballueshme.
Ky është një udhëzues praktik dhe i domosdoshëm për t’u shndërruar në njeri të paharrueshëm e të parezistueshëm për këdo.
Rrëfyer përgjatë gjashtë verave dhe një fundjave, PAS ASAJ VERE është një nostalgji mbresëlënëse për dashurinë, njerëzit dhe zgjedhjet që na shënojnë përgjithmonë.
Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin...
Ky roman mbetet një nga alegoritë më të mëdha politike të të gjitha kohërave... Është një libër për këdo dhe çdo njeri, me shkëlqimin e tij të pazbehur edhe pas pesëdhjetë vjetësh
Xhungla vjen në shtëpinë tuaj përmes një botimi cilësor me imazhe dhe imitime të mrekullueshme të tetë zërave të kafshëve. Igloo Books ka ideuar botimin që e sjell në shqip Edualba për prindër që duan të edukojnë fëmijët me standarde të larta. Ky botim ka vlera edukative dhe njohëse për fëmijën tuaj
Vjen në shqip një nga romanet më të suksesshme të Agatha Chriestie, Vrasja në Orient – Ekspres, i ekranizuar disa herë në filma përgjatë disa viteve. Ky roman konsiderohet nga veprat më të mira të zhanrit investigative.
Duke zbatuar në praktikë nëntëdhjetë e tre udhëzimet koncize, të mençura dhe të mprehta që përbëjnë "Artin e të jetuarit", lexuesit mësojnë të përballojnë me sukses sfidat e jetës së përditshme dhe të përballojnë me hir humbjet dhe zhgënjimet e pashmangshme të jetës. Mësimet e Epiktetit renditen ndër tekstet më të rëndësishme të mençurisë së qytetërimit...
Trëndafili i mesnatës është një roman magjepsës, mbushur me personazhe të paharrueshme në momente kyç të historisë... Që nga dita e shtunë, date 18 shkurt 2022, e sjellim tek lexuesit
J. K. Rowling, me aventurat e Harri Poterit është bërë autorja më e famshme në botë për librat për fëmijë, nderuar me çmimet më prestigjioze ndërkombëtare. "J. K. Rowling i meriton të gjitha lëvdatat që i janë bërë. Edhe njëherë: është pak të thuhet që kemi të bëjmë me një ngjarje letrare botërore." Scotland on Sunday "Librat e Harri Poterit janë nga...
Një libër me ushtrime dhe lojëra për klasën e parë. Shumë ushtrime dhe lojëra për të mos harruar ato që ke mësuar gjatë vitit.
Tragjedia më e famshme shekspiriane besohet të jetë shkruar në 1601-1602 mbi bazën e një sage daneze, por e përpunuar me një mjeshtëri aq unike sa mund të quhet vepra teatrale më popullore dhe më e thellë e skenës. Ky është një botim luksoz i përkthimit të Fan. S. Noli, rreth vitit 1926 i domosdoshëm për çdo biblotekë.
Agatha Christie vjen me një tjetër roman në gjuhën shqipe: “Misteri i trenit blu”, i vlerësuar si një nga romanet më të mira në zhanrin mister të kësaj autoreje.
Pacientja e heshtur është një thriller psikologjik tronditës, që ka në qendër aktin e dhunës së një gruaje ndaj bashkëshortit të saj - dhe të terapistit të fiksuar pas zbulimit të motiveve të saj.
I burgosuri i Qiellit lidh sërish dramat e Hijes së erës dhe Lojës së engjëllit, dhe hedh dritë mbi misteret që kishin mbetur të pazgjidhura, vetëm për të hapur pyetje të tjera shqetësuese.
NJË RRËFIM ME RITME MARRAMENDËSE, NJË ROMAN PËR FAMILJEN, PËR DASHURINË E PARË, PËR BRENGAT DHE TRADHTINË. Teksa përpiqet të rindërtojë jetën e saj, tashmë të rrënuar, Morgani gjen ngushëllim te njeriu i fundit që mund ta imagjinonte, ndërsa Klara lidhet me djalin e vetëm të cilin e kanë ndaluar ta takojë.
Ben Blushi vjen para lexuesit me nje tjeter roman futurist, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Pegi.
Vjen vellimi i dyte i serise Sherbetorja i Frieda McFadden, - nje fenomen global i booktok-ut dhe nje bestseller absolut edhe mes lexuesve ne Shqiperi, - hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Bota Shqiptare
Seria Twisted eshte kthyer ne nje fenomen global. Shtepia botuese Dritan sjell vellimin e trete te serise Twisted “Urrejtja”, shkruar nga shkrimtarja Ana Huang.
Elena Ferrante e zhyt bisturinë e saj mes hipokrizive të borgjezisë moderne, nxjerr në pah mashtrimin dhe vetëmashtrimin që përdorin njerëzit për të përligjur veprimet e veta.
Sekreti i Parisit” nga Natasha Lester është një histori zemërthyese, e shkruar bukur, e treguar në periudha të ndryshme kohore që të çojnë në Paris, në Angli dhe në Australi.
Pas librit "Pengesa eshte rrugedalja"vjen nnje tjeter liber ne shqip i Ryan Holiday: "Egoja eshte zgjidhja". Nje nga mendimtaret me besnike te stoicizmit si filozofi dhe menyre jetese, edhe ne kete liber autori na vjen me nje skicim sesi qenia njerezore duhet te persose veteveten duke miremenaxhuar egon njerezore.
Një libër i jashtëzakonshëm për rimishërimin dhe jetët e shkuara mishëruar në të njëjtin trup, atë të Katerinës, pacientes së Dr. Brian Weiss.
Pas shkrimit te tre librave, Iva Musaraj vjen para lexuesit me nje romance te pazakonte, e cila te surprizon dhe te sfidon qe ne titull.....
Një libër i shkëlqyer praktik dhe pedagogjik për të rritur dijet dhe fantazinë e fëmijës tuaj. Gjithçka rreth hapësirës, tokës, botës së gjallë, njeriut dhe shkencës: Pyetje, përgjigje, fakte, rekorde, veprimtari dhe pyetësorë.
Libri “Medical Medium” paraqet një metodë avangarde e shërimit nga autori Anthony William. Zbulo çfarë fshihet pas çdo sëmundjeje dhe shëro mendjen dhe trupin
Per te gjithe lexuesit qe kane kujtime te bukura me romanin Meriyll, autori ka vendosur qe te vijoje historine e dy personazheve kryesore, Merit dhe Sidit, ne kohe tjeter dhe rrethana te reja teksa edhe lexuesit e tij janë rritur tashmë.
Keni para një roman rrëqethës, turbullues dhe elektrizues. Një histori e mbushur me emocione, që do t’ju mbërthejë e do t’ju bëjë ta përpini librin brenda natës. Dashuria e Xhekut dhe Grejsit është e pazakontë, plot mistere. Historia e tyre zhvillohet krejt ndryshe nga shumica e romaneve që keni lexuar. Dhe a e dini pse?
Ky ishte një nga dorëshkrimet që ishte kyçur në kasafortën e tij që nga viti 1941, por që është hedhur në qarkullim disa kohë më parë. Në këtë libër, mjeshtri i madh i disiplinës së zhvillimit personal, Napoleon Hill na sjell këshillat sesi të organizojmë mënyrën e të menduarit për të pasur sukses. Libri hidhet në qarkullim më 17 nëntor 2021. Porositeni...