Ne kemi menduar edhe per femijet te...
Ditët e verës bëhen më të bukura kur ke me vete romane romancë dhe pasion; prandaj ne kemi rekomanduar dy libra: “Mbretëresha e festës së madhe” nga Adriana Trigiani dhe “Ne jemi gjithçka” nga Nicola Yoon, të cilat i rekomandojmë për lexim gjatë kësaj vere.
Romani Rrota e kuqe ka 10 vëllime, të cilave Aleksandër Sollzhenicin i kushtoi plot 20 vjet krijimtari në periudhën 1971-1991. Mbi bazën e një dokumentacioni shumë të pasur analizohen shkaqet e fitores së revolucionit në Rusi; dobësia e pushtetit carist, degradimi i fesë dhe radikalizmi shoqëror. Është një sagë historikë në rrënjët e së cilës gjenden...
Një roman magjepës nga Romain Gary; një botë mistike, ku personazhi 200 vjeçar nuk vdes nëse nuk shfaqet në këtë botë një dashuri siç ka dashur dikur Fosko Zaga. Me një sfond historik, në kohën e Katerinës së Madhe të Rusisë, ky roman i Romain Gary shfaq një prej majave të veprave të tij, por edhe të letërsisë franceze të gjysmës së dytë të shekullit të XX
Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vend-banimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe Shtetit të Alpeve të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi...
Libri i Desmond Mortonit është e para histori e Kanadasë e botuar në shqip. Me një gjuhë të pasur dhe stil të zhdërvjelltë e tërheqës, lexuesi ka rastin të ndjekë ecurinë historike të një kombi të ri, të lindur e të formuar historikisht në një hapësirë të gjerë, pjesërisht të banuar qysh mijëra vjet më parë nga kombet e para indigjene, prej kolonëve të...
Ky botim i rishikuar në mënyrë thelbësore i Erik J. Zürcher, i vlerësuar si një histori e plotë, trajton e përditëson temat analoge të përfshirjes së vazhdueshme të Turqisë në Perëndim dhe të modernizimit të Shtetit e shoqërisë.